KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria në hije do të krijojë forcën e saj policore
Botë

Qeveria në hije do të krijojë forcën e saj policore

Kosova News
Kosova News 10:39 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një Qeveri paralele, e cila kundërshton regjimin ushtarak në Mianmar, ka bërë të ditur të martën se është duke formuar forcën e saj policore, teksa tenton të pengojë përpjekjet e juntas për të qeverisur, prej puçit të vitit të kaluar.

Mianmari është përballur me trazira prej rrëzimit të Qeverisë së zgjedhur të Aung San Suu Kyis, duke i dhënë fund qeverisjes njëdekadëshe të demokracisë.

Në të njëjtën kohë janë forcuar grupet opozitare, që janë të vendosura për të detyruar gjeneralët të dorëzojnë pushtetin.

Ushtria i ka shpallur kundërshtarët e saj si “terroristë”, duke përfshirë Qeverinë Kombëtare në hije, një aleancë e përbërë nga grupet anti-juntës.

Kjo Qeveri në hije ka thënë se është e gatshme të marrë përgjegjësinë për zbatim të ligjit përmes një force policore të pranuar nga njerëzit.

Qëllimi i saj është që të “marrë veprime ligjore kundër këshillit ushtarak terrorist, për shkelje të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës dhe akteve të terrorizmit kundër popullit”, ka thënë Qeveria në hije përmes një deklarate, raporton rel.

Ende nuk është bërë e qartë si do të veprojë kjo forcë dhe sa anëtarë do të rekrutojë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur si pasojë e luftimeve dhe jostabilitetit në Mianmar, prej kryerjes së puçit.

Gjithashtu lexoni:

Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit

Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit

Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore

Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takon shkrimtaren franceze, Sophie Kepes
22:35 -15/06/2025
ZKA: Fushë-Kosova pagoi 850 mijë euro shtesë për vendime gjyqësore dhe përmbarimore
21:48 -15/06/2025
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati thotë se vendimi është paragjykues
21:42 -15/06/2025
Vazhdojnë sulmet me raketa ndërmjet Izraelit dhe Iranit
20:58 -15/06/2025
Reuters: Trumpi e ndaloi planin e Izraelit për ta vrarë liderin suprem të Iranit
20:21 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?