KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria ndryshon vendimin për gazetarët ukrainas që po strehohen në Kosovë
Politikë

Qeveria ndryshon vendimin për gazetarët ukrainas që po strehohen në Kosovë

Kosova News
Kosova News 13:04 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është shqyrtuar edhe propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 03/66 të datës 1 mars 2022, që ka të bëjë me vazhdimin e mbështetjes nga Qeveria për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se sot është dita më e mirë për ta sjellë në qeveri këtë propozim, pasi sot është dita e pavarësisë së Ukrainës.

Ajo propozoi që periudha kohore e qëndrimit të gazetarëve ukrainas të zgjatet.

“Propozohet që kufizimi kohor të zgjatet dhe pika 4 të ndryshohet në ‘deri në ndryshimin e rrethanave në Ukrainë’”, tha Gërvalla.

Qeveria e Kosovës qysh pak ditë pasi nisën luftimet ka vendosur që të strehojë disa gazetarë ukrainas të cilët kanë ikur nga shteti pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në muajin mars  përmes një postimi në Twitter e konfirmoi lajmin, duke thënë se këtyre gazetarëve do t’iu mundësohet të punojnë nga distanca.

Njoftimi i tij erdhi asi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kërkoi nga ekzekutivi që të ndajë 150,000 euro për pranimin e tyre.

Shuma prej 150,000 eurosh do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e qirasë, zyrave, sigurimeve shëndetësore, pagesës mujore dhe shpenzimeve të transportit për gazetarët ukrainas gjatë qëndrimit , në Kosovë.

Përzgjedhja e gazetarëve që janë strehuar në Kosovë është bërë nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?