KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria ndihmon ASK-në me mbi 12 milionë euro për regjistrimin e popullsisë
Ekonomi

Qeveria ndihmon ASK-në me mbi 12 milionë euro për regjistrimin e popullsisë

Kosova News
Kosova News 16:58 -10/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se shpreh përkrahjen e plotë për projektin e Regjistrimit të Popullsisë, dhe angazhimin maksimal për ofrimin e të gjitha resurseve teknologjike dhe humane për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në realizimin e këtij projekti.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislimi, tha se Qeveria do të përkrahë procesin e regjistrimit të popullsisë me mbi 12 milionë euro.

“Të dhënat statistikore në përgjithësi, dhe të dhënat e Regjistrimit të popullsisë në veçanti krijojnë mostrën për të gjitha hulumtimet shkencore dhe bazën e tërë sistemit statistikor kombëtar. Prandaj, me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe standardeve kombëtare e ndërkombëtare, Sistemi Statistikor i Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet, duke rritur produktivitetin dhe cilësinë e statistikave zyrtare në vend”

Tutje, zëvendëskryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të regjistrimit në gjenerimin e indikatorëve kyq për matjen e progresit ekonomik dhe social të vendit. Respektimi i të gjitha rregulloreve dhe standardeve ndërkombëtare, e me theks të veçantë të Kodit Evropian të Praktikes Statistikore, do i kontribuojë përmbushjes së reformave të vendit dhe rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Institucionet qeveritare do të angazhohen maksimalisht për një proces të regjistrimit demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku do të trajtohen nevojat e të gjitha grupeve të popullsisë në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Redžepi në fjalën e saj në Javën e Regjistrimit tha që Qeveria do të angazhohet maksimalisht për ndryshimin e perceptimit në opinionin publik se regjistrimi është çështje politike. Ajo i bëri thirrje të gjitha grupeve etnike dhe fetare në vend, të marrin pjesë aktivisht në procesin e regjistrimit, pasi tha që ky proces u shërben në thelb nevojave dhe kërkesave të të gjithë qytetarëve. Gjithashtu, shprehu premtimin se do të ketë angazhim maksimal për gjithëpërfshirës sociale dhe informim të drejtë për procesin tek të gjitha grupet etnike në vend.

Përvojat dhe praktikat më të mira shtetërore të Republikës së Kroacisë në regjistrim, i solli përmes lidhjes së saj direkte me konferencën Drejtorja e Entit Shtetëror të Statistikave, Lidija Brkovic.

Institucionet shprehen gatishmërinë për përkrahjen e diasporën në procesin e regjistrimit, duke thënë që diaspora e vendit është pjesë unifikuese e progresit ekonomik dhe social të Kosovës

 “Diaspora është një prej elementeve kyqe në rrugëtimit tonë, nga diaspora në pesë vitet e fundit kemi të hyra në më shumë se 6 miliardë euro. Kemi mungesë të informacionit bazik mbi investimin e diasporës në sektorë të ndryshëm në vend, dhe të numrit të saktë të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit” tha zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.

Të dhënat nga Organizata Ndërkombëtare e Migrimit vlerësojnë se 800 mijë është shifra e fundit e nxjerrë nga viti 2000, për numrin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Me të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, këto të dhëna do të përditësohen dhe do të dihet numri i saktë i qytetarëve që jetojnë në diasporë.

Vedat Sagonjeva, drejtor në Zyrën për Planifikim Strategjik, ZKM, foli mbi rëndësinë e të dhënave statistikore të regjistrimin në planifikim të politikave dhe matje të progresit të qeverisë.

Zv.Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së Ilir Berisha, në ditën e tretë të Javës së Regjistrimit foli mbi bashkëpunimin institucional si bazë e përmirësimit të sistemit statistikor kombëtar.

Menaxheri i Regjistrimit të Popullsisë, Avni Kastrati, foli para të pranishmëve për metodologjinë e qasjet implementuese, aktivitet e informimit publik, sfidat dhe mundësitë për regjistrimin 2023.  

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi theksoi rëndësinë e të dhënave të regjistrimit për planifikim të politikave publike dhe alokim buxhetor për komunat. Asociacioni do të jetë pjesë e Komisionit Qendror të Regjistrimit, dhe bashkëpunimi institucional do të sjellë rezultate dhe do të mundësojnë një regjistrim cilësor. Komunat në kuadër të Komisioneve Komunale të Regjistrimit të Popullsisë, do të kenë rol të rëndësishëm në aktivitet operacionale të regjistrimit.

Java e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë, do të përmbyll punimet me aktivitet e ditës së katërt me 11 nëntor 2022. Ky organizim është mbështetur nga Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara, UNFPA zyra në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës

Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

TAGGED: ASK, regjistrimi I popullsisë
Kosova News 10/11/2022 10/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?