KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot
Politikë

Qeveria ndan miliona euro për projekte arsimore, kulturore dhe zhvillimore në vend – të gjitha vendimet që u morën sot

Kosova News
Kosova News 12:57 -09/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 264-të, në të cilën janë miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme në fushën e arsimit, kulturës, infrastrukturës, zhvillimit rajonal dhe punësimit.

Në fokus të mbledhjes ishte ndarja dhe rialokimi i fondeve për projekte kapitale dhe strategjike në disa komuna të vendit, si dhe përfshirja e mbështetjes ndërkombëtare për sigurinë e ujit.

Vendimet kryesore të miratuara janë:

580 mijë euro u ndanë për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës, në kuadër të mbështetjes për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës.

1.2 milionë euro u rialokuan për 10 projekte kapitale në po aq komuna: Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë. Mbështetja vjen si pjesë e Programit për Zhvillim Rajonal 2025, me synim nxitjen e zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm socio-ekonomik.

U miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Programi – Nxitja dhe Levrimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit, Faza 2”. Grant prej 1 milion dollarësh do të ndihmojë në ndërtimin e kornizës rregullatore për sigurinë e digave. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

U aprovua kërkesa e MKRS-së për transferimin e 712,215 eurove për mbulimin e obligimeve ndaj Federatës së Volejbollit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, bazuar në një Memorandum Mirëkuptimi.

U ndanë 2 milionë euro në kuadër të Masës 1.9 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për të mbështetur punësimin e qytetarëve nga komunitetet joshumicë në mbarë vendin.

Qeveria ka theksuar se këto vendime janë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës, mbështetjes së talenteve, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe forcimit të përfshirjes sociale dhe ekonomike të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

PDK-ja zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro

Kosova News 09/07/2025 09/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Wed
16 °C
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Ancelotti dënohet me një vit burg
18:23 -09/07/2025
Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë
18:12 -09/07/2025
Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan
18:02 -09/07/2025
Skandali i ryshfetit te gjyqtarët: Real Madridi kërkon ta çojë Barcelonën deri në fund
17:52 -09/07/2025
Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera
17:46 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?