KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri
Politikë

Qeveria mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Kosova News
Kosova News 10:22 -08/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës filloi sot mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të mijëra viktimave të tërmetit tragjik që goditi Turqinë e Sirinë.

Kryeministri Albin Kurti, e ka hapur mbledhjen e 127-të të Qeverisë me një minutë heshtje të kabinetit qeveritar, në nderim të mijëra jetëve të humbura tragjikisht nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

Në emrin e tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve, që humbën më të dashurit në këtë fatkeqësi, ndërsa të lënduarve u dëshiroi shërim sa më të shpejtë.

“Mbi bazën e kapaciteteve tona, do të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj tragjedie. Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, specialistët tanë në kërkim-shpëtim urban, mjekësi emergjent, dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti, në ndihmë të institucioneve të Turqisë dhe popullit turk”, u shpreh ai.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri:

I nderuar Kabinet Qeveritar,

Të dashur qytetarë të Republikës,

Të nderuara medie,

Jemi të tronditur nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, me pasoja jashtëzakonisht të mëdha, me më shumë se 8700 jetë të humbura tragjikisht.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, të cilët humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë.

Republika e Kosovës dhe populli i saj janë pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk, në gatishmërinë më të lartë për mbështetje.

Mbi bazën e kapaciteteve tona, do të ndihmojmë në tejkalimin e kësaj tragjedie. Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, specialistët tanë në kërkim-shpëtim urban, mjekësi emergjent, dhe njësitet e K9, tashmë janë në zonat e goditura nga tërmeti, në ndihmë të institucioneve të Turqisë dhe popullit turk.

Në shenjë solidarizimi dhe nderimi me Republikën e Turqisë, dita e sotme në Kosovë, është ditë zie shtetërore.

I nderuar kabinet qeveritar,

Ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të mijëra jetëve të humbura tragjikisht në Turqi dhe Siri.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

Bilanci tragjik thellohet – Mbi 9.500 të vdekur deri tani nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Kosova News 08/02/2023 08/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?