KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së për masat ndëshkuese: Nuk i bëtë asnjë vërejtje Serbisë për dhunën në veri
Politikë

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së për masat ndëshkuese: Nuk i bëtë asnjë vërejtje Serbisë për dhunën në veri

Kosova News
Kosova News 21:49 -28/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria i është kundërpërgjigjur BE-së, zyrtarë të së cilit një ditë më parë specifikuan masat ndëshkuese që mund të merren ndaj Kosovës për situatën në veri. Ekzekutivi i ka thënë televizionit Dukagjini se është e vështirë të arsyetohet se si BE-ja ndërmerr masa negative ndaj Kosovës, të cilën më parë e ka vlerësuar pozitivisht për progresin e saj

Pezullimi i punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimi i financimit të programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Këto masa ndëshkuese janë specifikuar mbrëmjen e së martës në Bruksel si paralajmërim për Kosovën për shkak të mosndërmarrjes së hapave të kërkuar nga BE-ja për uljen e tensioneve në veri.

BE-ja paralajmëron shpalljen e masave ndëshkuese kundër Kosovës

Por ndaj kësaj deklarate të drejtorit të përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Jan Koopman, ka reaguar Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje të mërkurën, zëdhënësi i Ekzekutivit, Përparim Kryeziu e ka vlerësuar të padrejtë dhe jo fer çfarëdo mase ndaj Kosovës.

“Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian ndërmarr masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizën ligjore në përputhje me Acquis të BE-së”, ka thënë Kryeziu per Dukagjinin.

Kryeziu ka rikujtuar propozimin pesë pikësh të kryeministrit Albin Kurti për depërshkallëzimin e situatës, i cili sipas tij, do të ruante parimin e sundimit të ligjit dhe t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja.

Por, Qeveria kritikon BE-në për mos qortim të hapur dhe të prerë ndaj Serbisë pas sulmeve ndaj institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

“Situata u përshkallëzua atëherë kur grupe kriminale dhe formacione ilegale dhe paralele sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarë që raportonin nga terreni. Grupe këto me lidhje të drejtpërdrejta me Beogradin zyrtar dhe formacione ilegale, si e ashtuquajtura “Mbrojtje Civile”, të cilat me marrëveshje të Brukselit, nuk do të duhej të ekzistonin. E megjithatë asnjë vërejte të hapur e të prerë për Serbinë. Pavarësisht gjithçkaje ne e vlerësojmë mbështetjen dhe ndihmën e BE-së dhe me padurim e presim pyetësorin për anëtarësim”, ka thënë ai.

Koopman, bashkë me emisarin Mirosllav Lajçak, mori pjesë në debatin e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Gjatë diskutimeve, shumica e deputetëve të PE-së kritikuan qasjen e BE-së.

Sipas tyre, vetëm Kosova po qortohet dhe ndaj saj po merren masa, ndërkohë që asnjë masë konkrete nuk është përmendur për Serbinë.

Eurodeputetët kërkuan që të specifikohen masat edhe ndaj shtetit serb, por as Lajçak dhe as Koopman nuk u janë përgjigjur kësaj kërkese.

Gjithashtu lexoni:

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë

KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna

Kosova News 28/06/2023 28/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente
14:23 -08/06/2026
Kurti në vizitë zyrtare në Austri
14:13 -08/06/2026
Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci
13:38 -08/06/2026
Miratohet plani i menaxhimit për Qendrën Historike të Janjevës
13:22 -08/06/2026
Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?