Një vajzë është kafshuar nga qentë, sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.
Mësohet se vajza është studente e Fakultetit Juridik dhe si pasoje e lëndimeve nga kafshimet e qenve, ajo është dashur të kërkojë ndihmë mjekësore.
Thuhet se ajo ishte duke shkuar që t’i nënshtrohet provimit në afatin e shtatorit.
Bazuar në fotografitë e siguruara nga RTKLive, auto-ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke i dhënë ndihmën e parë.
Qentë endacakë vazhdojnë të mbesin problem i pazgjidhur dhe Prishtina ka rastet më të shpeshta të sulmeve nga qentë që po pësojnë qytetarët.