KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qendrat e masazhit në Kosovë, të përfshira në trafikim me qenie njerëzore
Siguri

Qendrat e masazhit në Kosovë, të përfshira në trafikim me qenie njerëzore

Kosova News
Kosova News 20:59 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore bëjnë thirrje që fëmijëve të mos iu jepen para apo lëmoshë. Po kësaj nga kjo Drejtori ka thënë se problemet tjetër me të cilin po përballen janë lejet pa kriter për qendrat e masazhit, biznese në të cilat sipas tyre po kryhen vepra penale

“Letërnjoftimet edhe nëse keni kontrata pune”… këto janë kërkesat e Policisë e Kosovës, për punonjëset e qendrave të masazhit, të cilat janë të detyruara ta zbatojnë urdhërin e policisë.

Në bazë të dokumentacionit në këto vende del se punojnë edhe shtetase të Shqipërisë. Jo rrallë herë raportohet se ofrohen edhe shërbime seksuale me pagesë.

Për gjashtë muaj sipas të dhënave zyrtare, Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona për veprën penale, për shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit. Përgjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjashtë viktima të shfrytëzuara për prostitucion. Sa i përket qendrave të masazhit, nga polica thonë se problem mbeten lejet e punës të cilat u lëshohen pa ndonjë kriter.

“…ne i kemi dërgua shkresë zyrtare Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësi dhe Tregtisë që të merr një hap në aspektin e dhënies së lejes që të rregullohet në aspektin e dhënies së lejes së këtyre qendrave. Kjo sepse mbrapa kësaj legales pa pasur ndonjë kriter për të hapë biznes të tillë, po fshihen lehtë veprat penale”, ka thënë Riza Murati, Policia e Kosovës.

Ndërkohë për trafikim me njerëz Policia për gjashtë muaj ka kryer 102 arrestime.

Edhe fëmijët lëmoshë-kërkues janë viktima të identifikuara sipas këtyre të dhënave.

Për periudhën janar-qershor, Policia ka evidentuar vetëm një viktimë të kësaj kategorie.

Në mënyrë që të evitohen këto raste Riza Murati nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore thotë se kontribut të çmuar mund të japin edhe qytetarët.

Riza Murati, Policia e Kosovës

“Janë mbajtur ligjërata në mbi 700 xhami të Kosovës që të parandalohet trafikimi në përgjithësi po në veçanti është ligjërua edhe pjesë ku këtyre fëmijëve nuk duhet t’i jepet. Ne qytetarët duhet ti trajtojmë me dinjitet, të ju japim ushqim ose veshmbathje, ujë e gjëra të tjera. Por në asnjë formë nuk duhet që këtyre fëmijëve të ju japim para”, ka shtuar ai.

Për trafikim me qenie njerëzore për Kosovën të mërkurën është publikuar edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për Kosovë thuhet e janë identifikuar 22 viktima, prej të cilave 19 ishin viktima të trafikimit seksual dhe tre të lypjes së detyruar.

Në qendrat e masazhit Policia kryen shpesh aksione, por prapë ato janë të pranishme e lehtë të qasshme për cilindo.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?