KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putini çmon Vuçiqin, flet rregullisht me të dhe i premton ndihmë për Kosovën
Rajon

Putini çmon Vuçiqin, flet rregullisht me të dhe i premton ndihmë për Kosovën

Kosova News
Kosova News 14:22 -20/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me Serbinë, tha presidenti rus Vladimir Putin, të martën në ceremoninë e dorëzimit të marrëveshjes ambasadorëve të vendeve të huaja, përcjell “Nova.rs”.

Sipas tij, Rusia dhe Serbia janë të lidhura me një partneritet strategjik.

“duke u mbështetur në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të popujve tanë vëllezër, unë flas rregullisht me presidentin Vuçiq, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, për çështje kyç të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”, tha lideri rus.

Ai e ka vlerësuar siç ka thënë “politikën e balancuar” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia është ndër vendet e vetme që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë.

Vuçiq ka thënë se as që i shkon në mend ta bëjë këtë.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e miqve tanë serbë për të zbatuar një politikë të balancuar dhe të pavarur në arenën ndërkombëtare”, tha Putin.

Siç tha ai, përcjell “Nova.rs”, Rusia dhe Serbia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në sferën ekonomike, shkencore-teknike dhe humanitare.

Foli edhe për Kosovën, përkatësisht për “misionin serb për të ruajtur integritetin territorial”.

“Në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë miqve tanë serbë ndihmë të gjithanshme në luftën për të drejtat dhe interesat legjitime të Serbisë, mbrojtjen e sovranitetit të saj shtetëror dhe integritetin territorial”, shtoi Putin.

Sipas “Nova.rs”, në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori serb në Moskë, Momçilo Babiq.

Gjithashtu lexoni:

Vuçiqi sulmon Marta Kosin pas anulimit të vizitës në Beograd

Hoxha, pas takimit me Marta Kos në Dublin: Shqipëria ruan ritmin drejt BE-së

Alarm për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia del me njoftim

Maqedonia e Veriut ndalon 27.5 tonë qumësht nga Kosova, u gjetën nivele të larta të aflatoksinës

Mishi brazilian jashtë tregut shqiptar, nga 3 shtatori ndalohet importi, përjashtohen porositë e bëra më herët

TAGGED: Aleksandar Vuçiq, Rusia, Serbia, Vladimir Putin
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?