KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putin: Do të marrim kontrollin e të gjithë Donbasit me forcë nëse forcat ukrainase nuk tërhiqen
Botë

Putin: Do të marrim kontrollin e të gjithë Donbasit me forcë nëse forcat ukrainase nuk tërhiqen

Kosova News
Kosova News 12:26 -04/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të publikuar këtë të enjte thotë se Rusia do të marrë kontrollin e plotë të rajonit ukrainas të Donbasit me forcë, nëse forcat ukrainase nuk tërhiqen prej andej, një veprim që Kievi e refuzon.

Putin dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, pas tetë vitesh luftimesh midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainase në Donbas, i cili përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku.

“Ose do t’i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase do të largohen nga këto territore”, tha Putin për India Today përpara një vizite në New Delhi, sipas një fragmenti të transmetuar në televizionin shtetëror rus.

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Moska nuk do të shpërblehet për një luftë që filloi duke deklaruar: “Ukraina nuk dëshiron t’i japë Rusisë territor që Moska nuk arriti ta fitojë në fushën e betejës”.

Rusia aktualisht mban 19.2 përqind të Ukrainës, përfshirë Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014, të gjithë Luhanskun, më shumë se 80 përqind të Donetskut, rreth 75 përqind të Khersonit dhe Zaporizhias, dhe pjesë të rajoneve Kharkiv, Sumy, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.

Rreth 5,000 kilometra katrorë të Donetskut mbeten nën kontrollin e Ukrainës. Në bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi skicën e një marrëveshjeje të mundshme paqeje për t’i dhënë fund luftës, Rusia ka thënë vazhdimisht se dëshiron kontrollin e të gjithë Donbasit dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin jozyrtarisht kontrollin e Moskës.

Rusia shpalli rajonet ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias pjesë të Rusisë në vitin 2022 pas referendumeve që Perëndimi dhe Kievi i kanë hedhur poshtë si mashtruese.

Sakaq, Putin priti të martën në Kremlin të dërguarit e SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe tha se Rusia kishte pranuar disa nga propozimet e SHBA-së për Ukrainën dhe se bisedimet duhet të vazhdojnë.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 04/12/2025 04/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?