KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pupovci: Draft-Strategjia e Arsimit 2022/2026, në linjë me dokumentet e tjera zhvillimore
Arsim

Pupovci: Draft-Strategjia e Arsimit 2022/2026, në linjë me dokumentet e tjera zhvillimore

Kosova News
Kosova News 16:46 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e përmbylljes së konsultimit publik të Draft-Strategjisë së Arsimit 2022/2026, Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit ka organizuar takim pune me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme të interesit, me ç’rast zëvendësministri i Arsimit, z. Dukagjin Pupovci, ka vlerësuar se ky dokument është një vazhdimësi e strategjive të përgatitura më herët dhe është në linjë me dokumentet tjera zhvillimore.

Zëvendësministri Pupovci ka theksuar se Draft-Strategjia bazohet në Planin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025, duke shtuar se dokumenti do të plotësohet me vërejtjet dhe sugjerimet, të cilat dalin nga konsultimi publik.

Z. Pupovci falënderoi Qeverinë Gjermane, e cila përmes DeutscheGesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH ka mbështetur hartimin e Strategjisë së Arsimit (SA) 2022-26, duke kontribuar me ekspertizë profesionale si dhe mbështetje teknike gjatë gjithë procesit hartues, Ministrinë Britanike për Punë të Jashtme dhe Zhvillim dhe organizatën DVV International për mbështetjen profesionale të ofruar përmes konsulencës vendore në procesin e planifikimit.

Znj. Lirie Lokaj, nga GIZ Kosova, tha se Qeveria Gjermane punon ngushtë me partnerët politikë në Kosovë, ndërsa roli i saj në procesin e draftimit të kësaj strategjie ka qenë më shumë fasilitues, përderisa MASHTI me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm ka udhëhequr të gjithë procesin.

Znj. Lokaj tha se tanimë ekziston drafti parapërfundimtar i Strategjisë së Arsimit, ndërsa uroi që nga ky takim të ketë sa më shumë komente, të cilat do ta plotësojnë këtë dokument.

Ndryshe, Strategjia e Arsimit (SA) është dokumenti kryesor për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë dhe bazohet në pesë objektiva kryesore, si: Edukimi në fëmijërinë e hershme; Arsimi parauniversitar; Arsimi, aftësimi profesional dhe arsimi për të rritur; Arsimi i lartë dhe Digjitalizimi i arsimit, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë./Kosovanews/

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+

MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

TAGGED: diskurtimi, drafti, ekspertet, organizatat
Kosova News 06/07/2022 06/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?