Punimet për ndërtimin e shtëpisë të moshuarve në komunën e Gjakovës kanë nisur që në muajin maj të vitit 2024, punime të cilat në këtkë periudhë kohore janë afër përfundimit.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu – Kola, deklaroi që punimet në këtë objekt janë duke shkuar sipas dinamikës së duhur, duke shtuar që këto punime në këtë objekt pritet të përfundojnë në muajin qershor të këtij viti.
Shehu – Kola po ashtu potencoi që ndërtimi këtij objekti ka qenë tejet i nevojshëm, sepse kërkesat për një objekt të tillë kanë qenë të mëdha nga shoqata e pensionistëve, veçanërisht për qëndrim ditor, pasiqë kushtet e ambienteve ku ata rrijnë nuk ishin të mira, dhe sipas Shehu – Kola pas finalizimit të punimeve në këtë objekt këta të moshuar do të kenë mundëësi që objektin në fjalë ta shfrytëzojnë edhe për qëndrim ditor.
Theksojmë që ky objekt i cili është një investim nga Komuna e Gjakovës, dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjakovës, arrin vlerën e 400 mijë eurove./Telegrafi/