Para rreth një viti, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjakovës, Arbënesha Kuqi, me mbështetje nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kishte shprehur idenë për krijimin e një parku tjetër në komunën e Gjakovës.
Fillimisht, këtij parku iu vendos emërtimi “Xhubleta”, për të vazhduar më pas me implementimin e planit, që në fazën e dytë ky projekt përfshin rregullimin e këtij parku.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, Kryesuesja Kuqi bashkë me menaxheren e kontratës Albana Hana Bakalli, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në këtë hapësirë, punime të cilat po shkojnë mbarë dhe janë në finalizim e sipër.
Shumë shpejtë, kjo hapësirë publike e cila gjendet në Bllokun e Ri pranë Muralit “Xhubleta”, do të jetë në shërbim të qytetarëve të të gjitha moshave.
Tutje theksojmë që një investim i tillë, është një përpjekje simbolike për të çmuar kontributin e gruas shqiptare ndër vite.