KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e Trafikut Urban në protestë: Qe 6 muaj jemi pa paga, 2 milionë e 700 mijë na kanë borxh s’kemi pare as për naftën e autobusëve
Politikë

Punëtorët e Trafikut Urban në protestë: Qe 6 muaj jemi pa paga, 2 milionë e 700 mijë na kanë borxh s’kemi pare as për naftën e autobusëve

Kosova News
Kosova News 10:35 -24/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e Trafikut Urban dhe ata të sektorit privat kanë arritur para Komunës së Prishtinës që nga ora 09:00 kanë nisur sot protestën e tyre.
Shkak i protestës është ndalimi i shërbimit të transportit publik në kryeqytet që prej sot, për shkak të vështirësive financiare si: Punëtorët pa paga e autobusët pa derivate.

Përfaqësuesi i këtyre punëtorëve, Ilmi Gashi deklaroi se kjo protestë po bëhet pa dëshirën e tyre, por nuk kanë më zgjidhje pasi që 6 muaj janë pa paga.

“Këtë protestë pa dëshirën tonë, por i falënderoj qytetarët të cilët na kuptojnë,. Punëtorët që gjashtë muaj s’kanë marrë paga. Qe 6 muaj pa paga janë, tv qe 20 ditë është që s’ka marrë pagë e po ankohen, e njerëzit dhe me paga e s’po munden t’ia dalin e lëre më na që gjashtë muaj.Familjet kanë nevojë për paga. Punëtorët kanë nevojë për paga e s’ja kemi borxh as komunës as kurrkujt që me na pru në këtë gjendje as mjetet na i kërkojmë ku janë tonat që janë, qato i kërkojmë për shërbimin që e kemi bë. Qytetarët i falënderoj shumë që na mirëkuptojnë e na vjen keq prej tyre që e përdorin transportin publik-urban. Na kemi ardhur sot t’i shprehim pakënaqësitë tona, kërkoj që të gjithë të na përkrahin në të drejtën tonë”,deklaroi ai.

Ai tha se zgjidhje pranojnë vetëm kur t’u ekzekutohen pagat.

“Edhe popullata që e përdor trafikun urban të na mirëkuptojë sepse pa pagë s’punon as punëtori e as autobusi nuk ec pa naftë. Kërkojmë edhe nga Kryetari ta kemi një takim, çka po na thotë e çka parasheh ai si zgjidhje.Zgjidhje pranojmë na derisa të qiten mjetet se pa pas pare ai s’ec. 2 milionë e 700 mijë na kanë borxh, 2 milionë e 400 mijë i kemi obligime ndaj naftës e punëtorëve. Kjo s’është lojë duhet të vetëdijesohemi”,shtoi ai.

Ai tha se shumë punëtorë morën over-drafte në banka e bënë llojlloj zgjidhje që t’ia dalin disi.

“Që gjashtë muaj kemi pritur ja në këtë muaj ja naton, e janë gjind qysh kanë mujt me over-draft e me gjithçka. Kryetari thotë se 25 milionë të hyra vetanake që s’po na lëshojnë, e 10 milionë grante që s’po i lëshon ministria. Ky po thotë s’kom mjete, e besoj se kërkush s’ja ka inati popullit”,shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 24/11/2025 24/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?