KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e “Infrakos”-it dhe “Trainkos”-it protestojnë për rritje pagash, paralajmërojnë “bllokadë totale” nga 26 maji
Lajme

Punëtorët e “Infrakos”-it dhe “Trainkos”-it protestojnë për rritje pagash, paralajmërojnë “bllokadë totale” nga 26 maji

Kosova News
Kosova News 09:40 -19/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Për një orë, treni në stacionin hekurudhor në Fushë-Kosovë ndaloi së funksionuari si pjesë e një proteste të organizuar nga punëtorët e kompanive publike “Infrakos” dhe “Trainkos”.

Kjo është hera e dytë që punonjësit protestojnë, duke kërkuar një rritje të domosdoshme të pagave, të cilat, sipas tyre, nuk janë ndryshuar për më shumë se 15 vjet.

Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”-it, Hysen Nikçi, deklaroi se kërkesa e vetme është rritja e pagave, dhe se ky veprim simbolik është një paralajmërim i fundit për institucionet përgjegjëse – para hyrjes në grevë nga 26 maji, në rast se kërkesat nuk plotësohen.

“Sot është protesta e dytë, protestojnë ‘Trainkos’-i dhe ‘Infrakos’-i për ngritjen e pagave. Sot jemi mbledhur për t’i bërë thirrje edhe bordit edhe qeverisë të rregullojnë çështjet tona. Të dy kompanitë, kërkojmë rritjen e pagave. Kjo është protesta e dytë që nuk ka dhënë rezultat. Protestën sot e kemi bërë një orë, ndoshta iu shkon në vesh më shumë. Kanë një javë të reflektojnë. Nëse jo, nga e hëna do ketë bllokadë totale”, ka deklaruar Nikçi.

Aktualisht, paga më e ulët në këto kompani është 320 euro, shumë që punëtorët e konsiderojnë të pamjaftueshme dhe të padrejtë pas 15 vjetësh pa asnjë rritje. Sindikatat e kanë të qartë qëndrimin e tyre – nuk pranojnë asnjë ofertë nën 550 euro.

Gjithashtu lexoni:

“Paguaje borxhin ti borxhli i keq” – Punëtorët e “Pastrimit” ngritin zërin kundër komunës së Prishtinës (VIDEO)

Rama për punëtorët e “Pastrimit”: Të drejtat e tyre nuk janë të negociueshme

Mbeturinat në kryeqytet – Kryetari Rama takohet me sindikatën e “Pastrimit”

Parashikimi i motit për këtë javë

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kosova News 19/05/2025 19/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave
12:56 -19/05/2025
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
12:09 -19/05/2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
11:44 -19/05/2025
Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun
11:25 -19/05/2025
“Paguaje borxhin ti borxhli i keq” – Punëtorët e “Pastrimit” ngritin zërin kundër komunës së Prishtinës (VIDEO)
11:12 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?