KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pulsi Publik: Qytetarët me kënaqshmëri më të lartë për presidenten, kryekuvendarin dhe kryeministrin, ka ulje për gjykatat e prokurorinë
Politikë

Pulsi Publik: Qytetarët me kënaqshmëri më të lartë për presidenten, kryekuvendarin dhe kryeministrin, ka ulje për gjykatat e prokurorinë

Kosova News
Kosova News 13:32 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar sot edicionin e 23-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, me ç’rast tregohet se kënaqshmëri më të lartë ka ndaj presidentes, sikurse edhe për kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.  

Sipas rezultateve 41% e qytetarëve janë të kënaqur me performancën e kabinetit ekzekutiv ndërsa 44.9% me punën e kryeministrit.

“Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 39.1%, kurse kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 50.8%. Anketa e nëntorit 2022 tregon që niveli i kënaqshmërisë me Presidenten ishte në 56.8%. Ulje të dukshme pati në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në 24.4% dhe 22% përkatësisht, krahasuar me prillin e vitit 2022”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.

Ulje ka shënuar edhe numri i qytetarëve që janë deklaruar të gatshëm të protestojnë për arsye politike.

“Një numër dukshëm më i ulët i të anketuarve ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike në nëntor 2022 (24.2%) sesa në prill 2022 (37.6%). Ky është numri më i ulët i të anketuarve të gatshëm të protestojnë për arsye politike i regjistruar ndonjëherë nga Pulsi Publik”, thuhet në komunikatë.

Rezultatet kanë treguar se Papunësia (29.9%), varfëria (21%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (17.4%), janë perceptuar si tri problemet kryesore në Kosovë.

Gjithsej 31.2% e të anketuarve besojnë se vota e tyre mund të sjellë ndryshime ndërsa 69% e të anketuarve do të votonin, nëse zgjedhjet qendrore do të zhvilloheshin së shpejti.

“8.9% e të anketuarve thanë se dinë shumë për sa i përket të drejtës për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm, 26.2% pohuan se kanë njohuri mesatare, kurse 46.1% e të anketuarve thanë se dinë pak për këtë temë. Gjithsej 18.8% thanë se nuk kanë njohuri për këtë temë. Gjetjet tregojnë që 80.4% të të anketuarve ndihen të sigurt kur janë jashtë në rrugë, në aspektin e dhunës dhe krimit potencial. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se meshkujt (81.1%) ndihen më të sigurt kur janë jashtë sesa femrat (79.8%)”, thuhet në komunikatë.

Pulsi Publik 23 regjistron një ulje si në Indeksin e Demokratizimit (ID) ashtu edhe në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE). “ID-ja aktuale shënon ulje të lehtë prej 0.14 pikë (1.52) krahasuar me prillin 2022 kur kjo vlerë ishte 1.66 pikë. Sidoqoftë, kjo shifër (1.52) sugjeron se më shumë se gjysma e qytetarëve në Kosovë kanë pikëpamje pozitive për proceset demokratike në Kosovë. Në mënyrë të ngjashme, IBE-ja është ulur për 0.12 pikë krahasuar me prillin 2022”, thuhet komunikatën e UNDP-së.

Rezultatet e anketës kanë treguar se gjithsej 69% e të anketuarve besojnë se zgjedhjet në Kosovë janë demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në nëntor 2022 përshkruan gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike.

Gjithashtu lexoni:

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme
12:37 -14/06/2026
Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?