Momenti kur 24-vjeçari në Durrës plagoset me armë nga djali i xhaxhait
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, 24-vjeçari Eduart Buqeza u plagos me armë zjarri nga djali i xhaxhait të tij.
Ilir Buqeza 33 vjeç është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e banesës së 24-vjeçarit pas një konflikti të çastit.
E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë së banesës, Euronews Albania, ka siguruar pamjet filmike.


