Në përgjimin e dytë që sjell “The Geopost”, kosovari Bedri Shabani, i arrestuari nën dyshimet për spiunazh, flet me oficerin e BIA-s, Srdjan Rosiq, bisedë që konfirmon se ata janë takuar edhe fizikisht pak ditë më parë.
Sipas bisedës, siç raporton “Geopost”, takimi fizik i përbashkët në mes të Shabanit dhe oficerit të BIA-s është realizuar në qytetin e Nishit, Serbi, më 17.05.2023.
Sipas telefonatës, e realizuar më 23.05.2023, mësohet se Rosiq ka lidhje profesionale me “mikun tjetër”, Bogoljub Janicijevic-in, i cili ka qenë shefi i të ashtuquajturit “Sekretariatit të Punëve të Brendshme” për Ferizaj në vitin 1999.
Gjatë bisedës, merret vesh se ditën e takimit me BIA-n në Nish, Shabani ia kishte dhënë tri tekste.
Audio është e censuruar dhe nuk dihet se çfarë tekstesh janë ato.
Për këtë, Shabani e kishte pyetur “nëse kishte pasur rastin t’i shihte më parë?”, kurse Rosiq i përgjigjet me “jo”.
Biseda e përjthyer:
B.Sh: Hello, Zemo (bashëvendas)
S.R: Ku je? Çfarë po bën
B.Sh: Ja ku jam, erdha këtu lart, por nuk kam kredit sërish. E harxhova q*** nënën. Jo që s’e mbusha, por…si je?
S.R : Ja ku jam, s’është keq. Por e kam mbushur numrin e kaluar, por…
B.Sh: Jo, jo…ditën e njëjtë që arrita, e shkatërrova atë numër.
S.R: Po, po.
B.Sh: Jo, jo nuk është e nevojshme…Edhe nëse e rimbushi, Zoti e di çka është situate me këtë numër. Nuk është e nevojshme vëlla. Më mirë të tregoj të vërtetën. Kjo nuk është koha përmes parave. Zemo, a e lexove atë?
S.R: Po, po e lexova.
B.Sh: Për hir të zotit, a e ke pasur më parë apo jo?
S.R: Jo.
B.Sh: Mendova që me siguri ti i ke këto tri (e censoruar) Betohem me jetën time. Për këtë po them
S.R: Jo, jo. Ti ia ke dërguar mikut tënd më të vjetër, por ai nuk ma nisi mua.
B.Sh: Ndoshta nuk ka mundut t’i hap.
S.R: Jo, jo ai e di që…
B.Sh: Ndoshta telefoni…
S.R: Ai më ka kërkuar që t’ia dërgoj përkthimet.
B.Sh: Pra kjo është. Pra, a është gjithçka e qartë për ty.
S.R: Gjithçka është e qartë për mua.
B.Sh: Nuk di si ta shpreh më mirë vetën…Por nuk ka mënyrë më të mire se si njeriu ta shpjegojë këtë më qartë.
S.R: Kjo është.
B.Sh: Sepse ti i përket asaj pune po ashtu, dhe unë mendoj që duhet të kuptosh se si është.
S.R: E kuptoj të gjithën. Natyrisht.
B.Sh: A do të jetë më e qartë te dikush tjetër, rreth kësaj, sipas teje?
S.R: Do të jetë. Natyrisht, natyrisht.
B.Sh: Mendoj që nuk ka mbetur asgjë e dreqit për të komentuar në këtë më.
S.R: Kjo është.
B.Sh: Megjithatë, si je sot? Atë ditë mu duke sikur ishte shumë i lodhur.
S.R: Po. Isha të të them të drejtën. Kam fjetur keq, isha duke vozitur.
B.Sh: Betohem në jetën time. Edhe unë isha i lodhur, por kur të pashë ty, mu duke më i lodhur se unë.


