KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Protestuesit kërkojnë dënim me vdekje për personat që dhunuan vajzën 11-vjeçe në Prishtinë
Siguri

​Protestuesit kërkojnë dënim me vdekje për personat që dhunuan vajzën 11-vjeçe në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 14:22 -30/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona. Në këtë reagim qytetar nuk morën pjesë ndonjë prej figurave të njohura publike apo krerët e institucioneve shtetërore, ndonëse gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta.

Rasti i tmerrshëm i dhunimit të 11-vjeçares, protestohet në sheshin e Prishtinës

Aktivistja Xheraldina Rexhepi, duke e quajtur ngjarjen e djeshme si makabre, u shpreh se këto ngjarje tregojnë se shoqëria ka dështuar.

Duke u shpreh e bindur se do të ketë reagim institucional ndaj personave të dyshuar ajo tha se nuk po bëhet asgjë në drejtim të parandalimit të këtyre dukurive.

“Unë kam qenë dje shumë i indinjuar sepse është një ngjarje makabre e cila nuk ka ndodhur rastësisht, është ngjarje në të cilën nuk ka dështuar askush në atë që ka ndodhur dje kemi dështuar të gjithë si shoqëri. Institucioni i parë shoqërisë sonë, familja, që se ka ditë ku e ka vajzën 7 orë, dhe familja e atyre djemve që ka rritur djem që iu është dukur në rregull që munden ta trajtojnë një fëmijë 11-vjeçare në atë mënyrë duke e lënë të lirë sepse nuk kanë qenë as të vetëdijshëm për krimin që ka bërë…. Ne si shoqëri nuk jemi duke bërë asgjë, nuk mundemi me prit prej shtetit për t’i kryer këto punë na secili prej vetes sonë duhet të fillojë ndryshimin në këtë shoqëri”, tha ajo.

- Reklamë -

Nga Ferizaj për të marrë pjesë në këtë protestë kishte ardhur edhe Shukri Retkoceri, i cili kërkoi nga krerët e shtetit që të reagojnë karshi dukurive të dhunimit.

Ai kërkoi hetim për prokurorët dhe gjyqtarët që merren me këto raste.

“Unë e lus Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun le t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët apo e kryejnë punën apo e kryejnë detyrat sipas ligjit sipas Kushtetutës së Kosovës. Ky akt dje kriminal që ka ndodhur, ata dhunues e meritojnë varje këtu përpara bustit të Skënderbeut dhe më kurrë këso raste nuk ndodhin. Në Kosovë dhunimet po ndodhin me dhjetëra apo qindra herë për një motmot… O prokurorë, o gjyqtarë a keni bre ju çika, a keni motra, a keni mbesa po me iu ndodh kështu juve në familjet tuaja e lutja ime o prokurorë e gjyqtarë të Kosovës nëse nuk kryeni detyrat edhe punën se kryeni me ligj e me Kushtetutës zoti fytyrën ua marroftë”, u shpreh ky qytetar.

Lulzim Bexheti kërkoi nga qeveria që përmes edukimit të hershëm të parandalohen këto raste.

Ai iu bashkua kauzë që emrat e personave që tashmë dyshohen për dhunim të 11-vjeçares të bëhen publik.

“Jemi këtu prezent me shfaq një simpati ndaj vajzës së vogël që i ka ndodh rasti njëkohësisht të dënoj këtë si akt sepse qoftë i fundit ky akti. E shohim se jemi pak veta këtu por ata që jemi, jemi me zemër dhe me shpirt i shprehim së pari qëndrim dinjitet për familjen e vajzës, ndërsa për qeverinë kam dy fjalë, duhet shumë me punua nuk është vetëm arsimi që i ndalon këto gjëra, por është edukimi i hershëm edhe duhet me u shfaq në masë të madhe me emër me mbiemër konkret, është mjaftë këto me u fsheh”, theksoi ai.

Edhe ditën e nesërme me fillim nga ora 12:00 është paralajmëruar protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.

Dhunimi i të miturës ngjalli reagim të madh në shoqërinë tonë. Aktualisht deri tani janë arrestuar katër persona, kurse personi i pestë është në kërkim.

Dalin para gjykatës dy nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 30/08/2022 30/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?