Ka eskaluar protesta e veteranëve, ata janë futur brenda oborrit të Kuvendit.
Një numër i konsiderueshëm i protestuesve kanë kaluar rrethojat, aty ku edhe zyrtarët policorë po e ruajnë.
Më shumë se asnjëherë janë parë zyrtarë policorë në gjendje gatishmërie para objektit të Kuvendit të Kosovës e Qeverisë. Po shihen edhe anëtarë të Njësisë Speciale e edhe snajperistë.
Pikërisht sot në ditën kur po mbahet protesta e dytë e organizuar nga veteranët e UÇK-së.
Ata po protestojnë në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.