KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Propozimi që BE-ja thotë se Vuçiqi e pranoi dhe Kurti e refuzoi – Teksti i plotë
Politikë

Propozimi që BE-ja thotë se Vuçiqi e pranoi dhe Kurti e refuzoi – Teksti i plotë

Kosova News
Kosova News 14:00 -15/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët, njohja e dokumenteve të ndërsjella dhe simboleve kombëtare, shpërbërja e strukturave të administruara nga Serbia në Kosovë dhe tranzicioni i tyre në instrumentin e vetëmenaxhimit si dhe nisja e negociatave për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, janë disa nga pikat e propozimit të Bashkimit Evropian për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e djeshëm në Bruksel, që përfundoi pa ndonjë rezultat.

Ky dokument, që është siguruar nga KOHA, sipas BE-së, është pranuar nga Vuçiqi, por është refuzuar nga Kurti, i cili pas takimit ka thënë se qëndrimet e Serbisë janë bërë qëndrime të BE-së.

Në dokument parashihet nisja, përfundimi dhe krijimi i instrumentit të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës.

Këshilltari i kryeministrit Kurti, publikon dokumentin: Kushtet e Serbisë u bën qëndrime të BE-së

Sipas dokumentit, Serbia nuk do të insistojë në përdorimin e asteriksit dhe fusnotës në forume rajonale. Gjithashtu, në dokument kërkohet edhe njohja e dokumenteve të ndërsjellja dhe simboleve kombëtare. Kërkohet edhe formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë e që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare.

Dokumenti kërkon përfundim të procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Në dokument parashihet edhe krijimi i grupeve të ndara punuese të drejtuara nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes.

Dokumenti flet edhe për organizmin e një konference të donatorëve, për përgatitje për projekte të përbashkëta.

Koha e Hashimit, Ramushit, Isës, Avdullahut me i ngreh për veshi ka kalu – Kështu Kurtin e çoni në 70 %, aktivisti Gjinovci shtron edhe tri pyetje për ShBA-në

Teksti i plotë i propozimit sipas BE-së

Bashkimi Evropian ka publikuar tekstin e plotë të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Propozimi ka 11 nene. 

Me këtë propozim Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e po ashtu thuhet se “palët nuk kanë të drejtë të inkurajojnë tjerët të bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt BE-së”.

Do të njihen dokumentet përkatëse, diplomat, targat dhe vulat doganore. Po ashtu do të respektohet integriteti territorial dhe sovraniteti. 

“Asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE-së bazuar në meritat e veta. Dyja palët duhet të respektojnë vlerat referuara në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian”, thuhet në nenin 5.

Në nenin 7 flitet për formalizimin e statustit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.

“Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet në nenin 7. 

Në nenin 10 të marrëveshjes flitet për krijimin e një Komisioni për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. 

“Palët do të themelojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë obligimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara”, thuhet në këtë nen.

Ky është teksti: 

Palët kontraktuese,

Të ndërgjegjshme për përgjegjësinë për ruajtjen e paqes, të përkushtuar për të kontribuuar në një bashkëpunim të frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë dhe të tejkalojnë trashëgimit e të kaluarës,

Të vetëdijshme se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit e sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për paqen,

Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit,

Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunim ndërmjet palëve në përfitim të njerëzve, janë pajtuar si më poshtë:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë raporte normale, të mira fqinjësore me njëra-tjetrën në bazë të të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet të vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, posaçërisht ato për barazinë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë së tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në pajtueshmëri me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin secilin mospajtim mes tyre vetëm me mjete paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga supozimi se asnjëra nga këto të dyja nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare apo të veprojë në emër të saj.

Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë tjerët të bllokojnë, përparimin e palës tjetër në rrugën drejt BE-së bazuar në meritat e veta. Dyja palët duhet të respektojnë vlerat referuara në nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Përderisa kjo marrëveshje bazë paraqet një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një nxitje të re procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili do të çojë deri tek marrëveshja ligjërisht obliguese, gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Palët pajtohen të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, transportit dhe konektivitetit, raportet në drejtësi dhe vendosje të ligjit, postë dhe telekomunikim, shëndetësi, kulturë, religjion, sport, ruajtje të mjedisit, persona të pagjetur dhe fusha tjera të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve specifike.

Detajet do të dakordohen në marrëveshjet shtesë të ndihmuara nëpërmjet dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Neni 7

Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë misionet e përhershme. Ato do të vendosen në selitë përkatëse qeveritare.

Çështjet praktike të lidhura me vendosjen e misioneve do të adresohen ndaras.

Neni 9

Të dyja palët marrin në dijeni përkushtimin e BE-së dhe të donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë speciale të asistencës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, konektivitetin, tranzicionin e gjelbër dhe fushat e tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të themelojnë komisionin e përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Të dyja palët konfirmojnë obligimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut nga e kaluara, që mbesin valide dhe obligative.

Neni 11

Dyja palët pranojnë të respektojnë udhërrëfyesin e implementimit të aneksuar në këtë marrëveshje.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 15/09/2023 15/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?