Disa media në Serbi kanë vazhduar me propagandën dhe provokimin e tyre me tituj, duke i hedhur dhe më shumë ‘benzinë zjarrit’.
“Kurir”, media nacionaliste e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është ajo që ka bërë edhe një propagandë.
Kjo media serbe raporton se “autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë, jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga lista e kartelave, se aktualisht në kufirin bullgaro-maqedonas ndodhen 11 kamionë që po lëvizin drejt territorit të Kosovës”.
“Siç mësojmë, kamionët bartin armët më moderne – mortaja dhe raketa nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, dhe me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kjo është dëshmi e qartë se e ashtuquajtura ushtria e Kosovës po armatoset intensivisht”, thuhet më tej në artikull.
Kujtojmë se Serbia i ka dorëzuar KFORI-t një kërkesë për kthimin forcave serbe në Kosovë, duke u arsyetuar se kjo është pjesë e Rezolutës 1244 të OKB-së.



