KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pronari i hotelit në Durrës, paralajmëron padi ndaj çiftit gjerman që u ankua për parregullsi gjatë pushimeve në Shqipëri
Rajon

Pronari i hotelit në Durrës, paralajmëron padi ndaj çiftit gjerman që u ankua për parregullsi gjatë pushimeve në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 12:21 -07/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrëfimi i një çifti gjerman në televizionin RTL për tmerrin që pretendojnë se kaluan gjatë pushimeve në Durrës bëri bujë në media të mërkurën. Sot [e enjte], menaxheri i hotelit ku çifti kishte qëndruar, Eriklent Kollollari, ka paralajmëruar se do ta padisin televizionin RTL pasi, siç thotë ai, kanë publikuar një lajm dezinformues.

Çifti gjerman u ankua se gjatë pushimeve në Shqipëri hasën në plehra të shumta në hotelin ku po qëndronin. Sipas tyre, edhe ajo çka ishte në ofertat online të hotelit – përfshirë pishinat e jashtme dhe të brendshme – mungonin, ndërsa thonë se u është kërkuar edhe para ekstra për akomodim. I kanë dërguar një video televizionit RTL. Këto mohohen nga menaxheri i hotelit.

I ftuar në Euronews, Kollollari ka thënë se videot ku shihen shkallet e një ndërtese me plehra nuk ndodhen në hotel, por në një pallat që ndodhet afër hotelit.

Ai ka pretenduar se turistët gjermanë nuk kanë paguar para ekstra për akomodimin dhe nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim gjatë kohës së qëndrimit.

“Ajo pamja me plehra te shkallët nuk është ambient i hotelit, por është një pallat. Ata kanë ardhur më datën 21 gusht dhe kanë ikur më datë 1 shtator. Nuk kanë manifestuar gjatë qëndrimit asnjë shqetësim. Ndërtesa është ngjitur me hotelin, por nuk është pjesë e hotelit, janë shkallët e një pallati. Në momentin që është bërë foto nga turistët ka pasur shumë plehra, por janë hequr. Unë nuk kam fuqi për mirëmbajtje për një pronë që nuk është e jona. Klientët janë paraqitur në recepsion në orën 23:30, janë akomoduar pa kryer asnjë lloj pagese dhe pagesa është bërë më 28 gusht. Kanë qenë të njoftuar për pagesën. Ne kemi marrë masat tona dhe kemi kontaktuar agjencinë, pas ata nuk treguan rezervimin. Fakti që nuk kam publikuar materiale nuk do të thotë që nuk do publikojmë. Po grumbullojmë të gjithë informacionet dhe do hapim një gjyq pasi është një shkatërrim total për biznesin pasi artikulli lexohet në shumë shtete dhe ndikon në klientelën tonë. Dëmi për një hotel që ka klientë në këto shtete ku lexohet ky atikull është shumë i madh”, ka thënë ai.

Kollollari ka thënë se ka marrë telefonatë nga televizioni RTL dhe shton se në një farë mënyre i kanë kërkuar ndjesë.

“RTL më ka marrë në telefon pas përgjigjeve që unë kam dhënë. Ata më kanë thënë se nuk është qëllimi i tyre të publikojnë ‘fake news’ dhe në një farë mënyrë jo drejtpërdrejtë më kërkuan ndjesë. Lajmi qëndron akoma, por është shtuar një shënim për procedurat që vijnë më vonë. Do ta ndjekim me avokatë dhe do ta çojmë në gjyq”, ka thënë menaxheri i hotelit. 

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 07/09/2023 07/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?