KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Promovohen dy libra të autorit Glauk Konjufca
Kulturë

Promovohen dy libra të autorit Glauk Konjufca

Kosova News
Kosova News 18:39 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e parë të Panairit, në stendën e shtëpisë botuese “Dukagjini”, janë promovuar dy libra të rinj të autorit Glauk Konjufca. “Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” janë dy libra që, përmes një qasjeje filozofike, trajtojnë historinë dhe zhvillimin e kinematografisë botërore.  Këta dy libra të Konjufcës sjellin një model të ri analize teoriko-filozofike dhe plotësojnë një vakuum në studimet e mirëfillta mbi artin e shtatë në kulturën shqiptare, dhe përmes metodës epistomologjike arti i shtatë zhvillohet dhe bëhet më i qartë për lexuesit.

Pjesë e këtij promovimi, për t’iu përgjigjur pyetjeve të lexuesve dhe për të dhënë nënshkrime, ishte edhe vetë autori i librave, i cili njëherësh është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Interesimi për blerjen e këtyre dy librave ishte mjaft i madh dhe për orë të tëra Konjufca qëndroi në panair, duke ua nënshkruar librin të gjithë adhuruesve të librit.

Kujtojmë se Konjufca po ashtu është autor i librit “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G.Ë.F. Hegel”, të cilën e botoi në vitin 2012.

Me moton “Libri mbron mendjen”, edicioni i 22-të i Panairit të librit në Kosovë, i cili po mbahet  në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, në të cilin po marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, me rreth 2 mijë tituj të rinj, do të jetë i hapur deri me datën 12 qershor.

Gjithashtu lexoni:

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Fushë-Kosovës, pjesë e rastit edhe Krimet Ekonomike

Vela demanton Avdullah Hotin: Bekim Sejdiu nuk ishte këshilltar politik i presidentes, ishte ekspert i jashtëm!

Glauk Konjufca: Nderimi i Mlladiqit në Beograd, turp i thellë moral dhe politik

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

TAGGED: Konjufca, panairi, promovimi
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?