KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe
Siguri

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj gjashtë të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe

Kosova News
Kosova News 16:51 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe.

Në kërkesën Prokurorisë të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” thuhet se ekziston dyshimi se të pandehurit B.A, Sh.A, A.A, S.R, M.K. dhe H.D, me qëllim të përfitimi të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe grupin, në kohë të pa verifikuar kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut, dhe atë gjithsej 42,505 copë të monedhave metalike me prerje 2 euro, në shumën totale 85 mijë euro.

Në kërkesë thuhet se të dyshuarit më pas ato monedha i kanë futur në thasë të ndryshëm najloni dhe bezi, duke i kamufluar që të duken si ngarkesa me mallra të zakonshme dhe i kanë vendosur në vetura, pastaj më 28 nëntor të këtij viti i kanë sjellë në Kosovë, ku në mënyrë të koordinuar ishin takuar në Han të Elezit me të pandehurit S.R, M.K, dhe H.D. për të vazhduar rrugën së bashku për në Prishtinë, ku sipas planit të përbashkët ishte paraparë që të bëhej shitblerja e parave të falsifikuara, përkatësisht pranim-dorëzimi i sasisë se parave të falsifikuara, me ç’rast zbulohen dhe identifikohen nga policia, e cila ndërhyn dhe i arreston të njëjtët në flagrancë, duke iu sekuestruar edhe sasinë e parave të falsifikuara.

Sipas kërkesës së PSRK-së të dyshuarit me këto veprime në bashkryerje kanë kryer veprën penale “Blerje, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale, nga neni 333 (par. 1) lidhur me nenin 31 te Kodit nr. 06/L-074 Penal te Republikës si Kosovës (KPRK).

utje në kërkesën e prokurorisë thuhet se të dyshuarit B.A, Sh.A dhe A.A., më 28 nëntor të këtij viti  ishin takuar në Han të Elezit me të pandehurit S.R, M.K. dhe H.D., duke e vendosur sasinë e parave në veturën VW” Passat” të cilën e ngiste H.D. për të vazhduar së bashku rrugën në Prishtinë për tu takuar në pompën e derivateve “ Shell” ku ishte paraparë të bëhej shitblerja e parave të falsifikuara, përkatësisht pranim- dorëzimi i sasisë së parave të falsifikuara me ç’rast zbulohen dhe identifikohen nga Policia e cila ndërhynë dhe i arreston të pandehurit në flagrancë si dhe e sekuestron sasinë e parave të falsifikuara.

Sipas kërkesës së prokurorisë, të dyshuarit e lartcekur me këto veprime kanë bashkëkryerë  veprën penale “Falsifikim i parasë” nga nenin 296 ( par.1) lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje, sipas kërkesës të pandehurit B.Sh. dhe A.A. ishin takuar në Han të Elezit me të dyshuarit tjerë S.R, M.K. dhe H.D, duke i futur para në veturë “Volkswagen” e të cilën e kishte vozitur i dyshuarit H.D e për të vijuar për në qytetin e Prishtinë.

“Pastaj të dyshuarit ishin drejtuar nga Prishtina për në rrugën e Gjilanit duke ndaluar në pompën e derivateve “Shell” për të bërë pranim dorëzimin e parave të falsifikuara kundrejt një çmimi në para të vërteta me që rast në atë moment kishte ndërhyrë policia duke i arrestuar të pandehurit dhe duke sekuestruar paratë e falsifikuara”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Me këtë veprime në bashkëkryerje ata dyshohen për veprën penale “Shpërlarje parash”.

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 30/11/2023 30/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?