KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim për Milaim Zekën, për incizimin fshehurazi të të dëmtuarës, Besa Domi
Siguri

Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim për Milaim Zekën, për incizimin fshehurazi të të dëmtuarës, Besa Domi

Kosova News
Kosova News 15:24 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, po kërkon nga Apeli që lënda ndaj Milazim Zekës të kthehet në rigjykim i cili më 23 nëntor 2022 ishte liruar nga akuza për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara” ndaj të dëmtuarës B.D. ,ndërsa Zeka po kërkon vërtetimin e aktgjykimit të shkallës së parë.

Këto kërkesa u paraqitën të martën, pranë kolegjit të Apelit.

Sipas gjykatësit referues të kolegjit të Apelit, gjykatësit Skender Çoçaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar ankesë për shkak të vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike, me propozim që ankesa e prokurorisë të aprovohet dhe aktgjykimi i ankimuar të anulohet, ashtu që lënda t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Tutje, gjykatësi Çoçaj tha se edhe Prokuroria e Apelit me parashtresën e saj ka propozuar që të aprovohet si e bazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe lënda të kthehet në rigjykim e rivendosje.

Ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ka përkrahur në tërësi përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Tomë Gashi i cili tha se, ka bazë të mjaftueshme ligjore që rasti të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

Në anën tjetër, Zeka tha se nuk ekziston asnjë provë, asnjë element e asnjë motiv i cili e lidh atë me këtë ngjarje por sipas tij, ekzistojnë vetëm thashetheme e tendenca.

“Si ka mundësi që unë ta incizojë një person i cili i telefonon Berat Buzhalës, e merr numrin tim të telefonit dhe propozon vendtakimin vet, ajo vjen në takim, si ka mundësi që unë e kam regjistruar e kam incizu në telefon kur unë i jap telefonin. Si ka mundësi që kam bërë shpërndarjen në kohën kur unë kam qenë në arrest shtëpiak, dhe as policia as hetuesit kanë ardh në të gjitha përfundimet që unë nuk kam lidhje me këtë punë”, ka thënë tutje Zeka.

Sipas tij, e gjithë kjo është bërë me tendencë puro-politike e ndjekje ndaj tij.

Krejt kjo i nderuar trup gjykues është bërë me tendenca puro-politike ndjekje ndaj meje, po të shikoni fillimin e hetimeve është bërë nga prokurorja Lumezi e cila është kunata e kryeprokurorit Lumezi, dhe kryeprokurori Lumezi është kumbara i zonjës atje, (i drejtohet të dëmtuarës)”, tha Zeka.

Gjithashtu i njëjti tha se nuk ka nevojë që si gazetar të regjistroj dikë fshehtas dhe sipas tij, në qoftë se do të kishte motiv për ta incizuar dikë atë do ta bënte sepse këtë ja garanton ligji.

“Sa qeta njerëz qetu a kanë lidhje me këtë lëndë aq unë, e para nuk kam unë nevojë si gazetar me regjistru dikon fshehtas, në qoftë se se unë do të kisha motiv për ta incizu dikon unë e incizoj, e publikoj dhe këtë ma garanton ligji, do të thotë pa u fshehë pa kurrfarë tendence, dhe s’kam pas asnjë tendencë absolute në këtë botë unë me regjistru, me incizu, me publiku B.D për një gjë super banale”, deklaroi Zeka.

Në fund, ai i ka propozuar Apelit që të vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë me të cilin ai ishte liruar nga akuza. 

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Milaim Zeka akuzohej se më 18 maj 2017, në rrugën “B”, në restorantin “Fshati” në Prishtinë, pa autorizim ka incizuar tani të dëmtuarën Besa Domin dhe se këtë incizim ua ka shpërndarë personave të tretë.

Me këto veprime, Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzonte Milaim Zekën se ka kryer veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 205, par. 2, lidhur me par 1 të KPRK-së./BPD

Gjithashtu lexoni:

KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Kosova News 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?