KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria e mbrojtja ballafaqohen në rastin e 400 kg kokainë
Siguri

Prokuroria e mbrojtja ballafaqohen në rastin e 400 kg kokainë

Kosova News
Kosova News 12:29 -03/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur të martën seanca e fjalës përfundimtare në rastin e 400 kilogramëve kokainë. Prokurori Valdet Gashi tha se të pandehurit Izet Sheqiri e Faton Vrajolli e udhëhiqnin një grup të strukturuar kriminal me role të ndara.

“Izet Sheqiri ka koordinuar aktivitetet kriminale dhe ka pasur rol mbikëqyrës mbi të gjitha aktivitetet kriminal përfshirë caktimin e roleve të anëtarëve grupit organizuar kriminal brenda një strukture përcaktuar mirë”, deklaroi Gashi.

Ai tha se i pandehuri Izet Sheqiri shprehu interesim vazhdimisht për lëndën narkotike.

“Izet Sheqiri  ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të pandehurin Fehmi Bytyqi … aq sa i është dërguar foto me ngarkesën ku ka qenë e vendosur substanca narkotike”, theksoi Gashi.

Deklaroi po ashtu se vula mbrojtëse nga Brazili deri në Kosovë në bazë të provave ishte e paprekur.

“Vula është vendosur nga autoritetet doganore dhe të transportit të Brazilit që është vulë siguruese që siguron që dera e kontejnerit nuk është hapur”, tha Gashi.

Florent Latifaj, avokat i Izet Sheqirit, tha se deklarimi i prokurorit është shqetësues dhe krejt shabllon.

“Nëse e merrni kallëzimin penal dhe aktakuzën dhe ia hiqni të dhënat personale, pjesa tjetër e fjalës përfundimtare është copy-paste e këtyre dy dokumente me një radhitje pak më ndryshe”, deklaroi Latifaj.

Ai vuri theksin te raste ku pronarët janë liruar nga akuzat për trafikim droge ndonëse i janë gjetur në mallin që ata e kanë porositur.

“Një sërë ngjarjesh të ngjashme në të gjithë Evropën, Zvicër, Gjermani, Itali dhe gjithkund të trajtohen këto si dështime të grupeve kriminale duke përdorur infrastrukturën e kompanive të ndershme, e këtu konsiderohet krim i organizuar…Parimi se të kujt janë delet i atij është livadhi, e dëgjuam sot ashtu si e dëgjuam edhe në emisione televizive sa herë që dashakëqij janë mbledhur dhe kanë filluar ta sulmojnë Izet Sheqirin”, tha Latifaj.

Ai theksoi po ashtu se nuk qëndron pretendimi i prokurorisë se për të pandehurit e shtuna ishte ditë pushimi dhe se këtë e ka vërtetuar vetë mbrojtja.

“Paramendoni, thuhet para juve këtu që mbrojtja ka dështuar të sjellë videoincizime që ka qenë vikendeve në kompaninë e tij… Dita e shtunë është e njohur si ditë pune”, deklaroi Latifaj.

Për drogën në vlerë rreth 20 milionë euro, që u kap katër vjet më parë në Lipjan, akuzohen Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi. 

Në bazë të aktakuzës, drejt kompanisë “MC Foods” janë nisur edhe dy dërgesa të tjera me kokainë, por nuk kanë arritur në Lipjan. Krahas 400-kilogramëshit, në bazë të aktit akuzues, drejt Kosovës nga Brazili ishin nisur edhe një dërgesë prej 109 kilogramësh kokainë, si dhe një tjetër prej 218 kilogramësh kokainë. 

Prokuroria pretendon se dërgesa e parë u konfiskua nga autoritetet e Spanjës më 7 mars 2021 në portin e Valencias, kurse e dyta më 21 mars 2021 në portin e Barcelonës. Bashkëpunim në këtë rast ka ofruar edhe Spanja, shtet ky që nuk e njeh Kosovën si të pavarur. 

Si kontakte për drogën e Brazilit në aktakuzë përmenden përfaqësues të kompanisë “Seara”, Bahtiour Sadikovich Isakov dhe Eduardo Almeida. 

Sasia e narkotikëve me vlerë rreth 20 milionë euro u kap në Lipjan më 2021, ndërsa u ngarkua në Brazil në pako mishi që u destinua për në Kosovë. Ajo u sinjalizua nga DEA amerikane, e cila informoi autoritetet e Italisë, meqë ngarkesa që u mbikëqyr u transportua në rrugë detare.

Gjithashtu lexoni:

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Kosova News 03/03/2026 03/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?