KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori thotë se nga keqpërdorimi me vota përfituan edhe Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Violetë Osaj dhe Besa Gaxherri
Siguri

Prokurori thotë se nga keqpërdorimi me vota përfituan edhe Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Violetë Osaj dhe Besa Gaxherri

Kosova News
Kosova News 12:59 -21/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori special Ilir Morina gjatë elaborimit të provave materiale në gjykimin ndaj ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkumbin Gashi dhe Sylë Balajt, tha se nga keqpërdorimi me vota përfituan edhe kandidatët tjerë për deputetë përveç Gashit dhe ata sipas tij janë: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Violetë Osaj dhe Besa Gaxherri.

“Hetimet zbuluan se në keqpërdorimin e të drejtës së votimit kanë përfituar edhe kandidatë tjerë perveç Shkumbin Gashit. Në mesin e kandidatëve që kanë përfituar nga ky proces janë: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Violetë Osaj, Besa Gaxherri”, tha prokurori Morina.

Por, për të njëjtit, prokurori tha se nuk kanë arritur të gjejnë prova se janë të përfshirë në vepra penale.

Gashi dhe Balaj po akuzohen për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 14 shkurt 2021.

Prokurori Morina propozoi që si provë materiale të administrohen CD që sipas tij shihet pjesëmarrja e të akuzuarve për keqpërdorim të së drejtës së votimit dhe fotografi mes të akuzuarve, që dëshmojnë bashkëpunimin e tyre.

Po ashtu, prokurori propozoi që të administrohet si provë materiale edhe një fotografi mes të akuzuarit Shkumbin Gashi, të dënuarit në këtë çështje Kastriot Blakaj dhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, që sipas tij përmes fotos kuptohet se Blakaj ka mbledhur vota për Gashin.

Mirëpo, lidhur me provat materiale që i elaboroi prokurori Morina, mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokati Fatmir Kurmehaj, tha se bisedat telefonike me të dënuarin Blakaj nuk përshkruajnë figurën e veprës penale për çka ngarkohet Gashi, shkruan Betimi për Drejtësi.

Kurse mbrojtësi i Balajt, avokati Xhafer Tahiri tha se nga vetë elaborimi i provave materiale që bëri prokurori Morina, arrihet të kuptohet se Balaj nuk ka pasur dorë në asnjë zarf apo fletëvotim, në të cilat zerfe pretendohet se janë manipuluar vota.

Në këtë seancë, janë refuzuar propozimet e prokurorit Morina që të administrohen si prova materiale aktgjykimet e të bashkëpandehurve tjerë që kanë pranuar fajësinë, pasi që sipas trupit gjykues vlen prezumimi i pafajësisë dhe si vendime nuk lejohet të shërbejnë si prova për bashkë të pandehur.

Më pas, seanca vazhdoi me mbrojtjen e të akuzuarve, ku dy të akuzuarit shfrytëzuan të drejtën e mbrojtjes në heshtje.

Ndërkaq, lidhur me fjalën përfundimtare, prokurori Morina kërkoi ndërpreje të seancës për t’u përgatitur e njëjta dhe kjo kërkesë u miratua nga trupi gjykues.

Ndryshe, në seancën e 2 shkurtit 2024 pas propozimit të mbrojtësit të të akuzuarit Kushtrim Gjevukaj, ndaj tij gjykata kishte veçuar procedurën penale, pasi që bëhej fjalë për një vepër tjetër penale.

Më 31 janar 2023, ishte aprovuar marrëveshja për pranim fajësie, ku i akuzuari Milot Balakaj ishte dënuar me 20 muaj burgim me kusht.

Ish-deputeti i LDK-së, Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Dardan Blakaj, Tahir Shala dhe Sylë. Balaj, në seancën e 17 marsit 2023, ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

I akuzuari Dardan Blakaj, në seancën e 24 prillit 2023 pas aprovimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë, ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 11 muaj burgim me kusht, për akuzën për keqpërdorim të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Ndërsa, në seancën e 29 majit 2023 pas aprovimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë nga ana e gjykatës, Tahir Shala ishte dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 20 muaj burgim me kusht, për keqpërdorim të votave.

 Kurse, në seancën e 29 majit 2023 pas aprovimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari Kastriot Blakaj është dënuar me dënim unik në kohëzgjatje prej 24 muaj burgim me kusht.

Më 8 gusht 2023, i akuzuari Shpetim Shala kishte arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me që rast ishte dënuar me 11 muaj burgim me kusht.

Aktakuza ndaj Shkumbin Gashit, Kastriot Blakajt, Shpëtim Shalës, Tahir Shalës, Milot Blakajt, Dardan Blakajt, Sylë Balajt dhe Kushtrim Gjevukajt ishte ngritur më 29 dhjetor 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se Gashi si kandidati i LDK-së për deputet, në bashkryerje me Kastriot, Dardan dhe Milot Blakaj, Shalën dhe Balajn kishin votuar në emër të shtetasve të Kosovës që jetonin në Austri, prandaj me këto veprime akuzohen se kanë kryer veprën penale:“Keqpërdorimi i të drejtës së votimit” dhe “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.

Kurse i akuzuari tjetër Gjevukaj, thuhet se përmes kanosjes i kishte shkaktuar frikën Agim Abdylit, andaj ngarkohet për veprën penale “Kanosje”.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius

Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Kosova News 21/03/2024 21/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?