KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurori i rastit në veri: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast
Siguri

Prokurori i rastit në veri: Pelegrinët që u gjetën në Manastirin e Banjskes nuk ishin të përfshirë në rast

Kosova News
Kosova News 21:33 -25/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori i rastit në veri, Naim Abazi, ka thënë pelegrinët që janë gjetur të dielën në mbrëmje në Manastirin e Banjskës i ka identifikuar Policia e Kosovës dhe nga informacionet e deritanishme ka dalë se ata nuk janë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Sot ka dalë e kundërta e asaj që kemi pasur informacione, është se ata janë persona që kanë ardhur nga shteti i Serbisë dhe janë vendosur në bujtinën e Manastirit të Banjskës, Policia secilin një nga një i ka identifikuar dhe deri më tani nuk ka informacione ose indicie që ata janë përfshirë në aktivitetin për të cilën po flasim”, ka theksuar Abazi, në një lidhje telefonike në KTV.

Policia e Kosovës, pelegrinët që i kishte gjetur në Manastirin e Banjskës i kishte dërguar në Stacionin e policisë në jug të Mitrovicës për verifikim.

Ai ka thënë se të dyshuarit po hetohen në drejtim të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe juridik dhe po ashtu veprave penale pjesëmarrje në grupe terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe dyshohen për disa vepra penale, përfshire ato që kanë të bëjnë me terrorizëm.

Në sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dielën është vrarë polici Afrim Bunjaku. Nga këto sulme janë lënduar edhe tre policë të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri.

Të vdekur kanë mbetën edhe tre sulmues të armatosur.

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 25/09/2023 25/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?