KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Projektligji i ri mundëson funksionimin e pavarur të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Ekonomi

Projektligji i ri mundëson funksionimin e pavarur të Agjencisë së Kosovës për Akreditim

Kosova News
Kosova News 12:25 -07/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka shqyrtuar Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola, tha se ky ligj, i cili ka 44 amendamente, do t’i mundësojë Agjencisë së Kosovës për Akreditim të funksionojë e pavarur.

Ai po ashtu tha se të gjithë zyrtarët janë pajtuar me këto amendamente.

“Tashmë ka kaluar më shumë se një vit që si draft i ardhur nga Qeveria është duke u punuar nga Komisioni për Arsim. Ka qenë një punë intensive, takime me profesor të Universiteteve dhe me zyrtarët për akreditim. Në çdo takim, ku janë mbajtur 16 takime të grupit punues, në 44 amendamente të propozuara në ligj ka pasur konsensus të plotë, miratim të plotë”.

“Shkarkimi jo i ligjshëm nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj – ideja e një hartimi të ligjit ka ardhur nga ky shkarkim. Kjo agjenci duhet ta ketë statusin e rregullatorit. Kësaj agjencie kemi dashur që t’i japim statusin e pavarur. Ka shumë dispozita që mundësojnë një funksionim të pavarur të agjencisë”, tha ai.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike Turke tw Kosovës, Enis Kervan, shprehu shqetësim se mund të ketë probleme për akreditim për programet në gjuhët e komuniteteve, raporton eo.

Ai tha se programet studimore të komuniteteve të mos vendosen në ligj pasi ato do të mbyllen.

“Kriteret formale nuk janë kritere që vendosen në ligje. E dëmtojnë dhe të gjitha programet do të mbyllen në gjuhën boshnjake dhe turke”, tha ai.

Mirëpo sipas kryetarit Gola, në këtë ligj do të përdoren përsëri të gjitha kriteret që janë përdorur edhe më herët, vetëm se në programin e doktoratës është një ndryshim.

Ai tha po ashtu që në këtë ligj të ju mundësohet një dispozitë kalimtare për komunitete jo shumicë në Kosovë.

“Një dispozitë kalimtare që të ju jap komuniteteve jo shumicë në Kosovë që t’i mbërrijnë kriteret që nuk i kanë arritur”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 07/02/2023 07/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?