KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Profesori irakian kapet nga policia në Kroaci, prezantoi letërnjoftim të rremë të Kosovës
Lajme

Profesori irakian kapet nga policia në Kroaci, prezantoi letërnjoftim të rremë të Kosovës

Kosova News
Kosova News 11:35 -05/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori irakian i matematikës, Muhammad A. F. (26) është kapur në pikën kufitare të Bajakovës, Kroaci pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Në të njëjtën kohë, ai u përpjek të identifikohet me dokumentin e dikujt tjetër – letërnjoftim të Republikës së Kosovës me emrin Valdrin Z., raporton jutarnjilist.

Ai fillimisht përfundoi në paraburgim dhe u akuzua për keqpërdorim të dokumentit të identitetit.

Prokuroria në një kohë shumë të shkurtër ngriti aktakuzë kundër profesorit dhe gjykata po ashtu shpejt me propozimin e prokurorisë atij iu shqiptuar një dënim me kusht – pesë muaj burg me një periudhë prove njëvjeçare. Ai duhet të paguajë edhe 66.36 euro shpenzime gjyqësore.

Gjatë mbrojtjes, ai ka deklaruar se një vit më parë ka ardhur në Kosovë nga Iraku, prej nga ka arritur të hyjë ilegalisht në Serbi.

“Pastaj erdha në Kroaci. Dhe i gjithë udhëtimi ishte organizuar për mua në Kosovë dhe doja të shkoja në Bazel. Shoferi që më ka marrë në Serbi ma ka dhënë letërnjoftimin në emër të Valdrinit, por emrin nuk e di. Erdha në Kroaci me ndihmën e një udhërrëfyesi nëpër pyll. Pas kësaj, shoferi më tregoi veturën në të cilën duhet të hipja. Kështu që me të hyrë në automjet, shoferi më bërtiti: ‘Polici! Dil nga automobili dhe vrapo drejt tualetit!’ Dhe unë e bëra atë. Shkova në tualet ku policia erdhi shumë shpejt dhe trokiti në derë. Unë dola dhe, me kërkesën e tyre, u dhashë letërnjoftimin të dikujt tjetër si timen”, deklaroi ai.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 05/01/2024 05/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën
20:15 -12/07/2026
Arrestohet një person në Kaçanik për sulm dhe kanosje
19:32 -12/07/2026
25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë
19:26 -12/07/2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?