KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje
Politikë

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Kosova News
Kosova News 18:05 -01/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar procesin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës, është duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas Elezit, gjatë ditës së parë janë numëruar rreth 30 kuti votimi nga gjithsej 178 kuti që përmbajnë fletëvotimet e ardhura përmes postës.

Elezi theksoi se KQZ-ja është duke zbatuar Ligjin për zgjedhje të përgjithshme dhe aktet nënligjore, duke ndjekur të gjitha hapat e parashikuara për të arritur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

“Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi duke vazhduar me numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Janë numëruar gjatë ditës së parë (të premten) rreth 30 kuti të votimit në përgjithësi në këtë proces të numërimit nga votimi përmes postës janë 178 kuti votimi pra me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, në këtë rast votimit përmes postës. Numri i përgjithshëm i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë të aprovuara dhe që do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim është më shumë se 63 mijë”, deklaroi ai për kp.

Ai ka thënë KQZ mbetet e përkushtuar për të siguruar një proces transparent dhe të saktë të numërimit të votave, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Në lidhje me kohëzgjatjen e këtij procesi, Elezi u shpreh se “po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve”.

“Po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve, në mënyrë që pastaj të bëjmë dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar. Se sa kohë do të marr ky proces varet nga dinamika e punës së ekipeve te numërimit, të cilët sigurisht punën kryesore që e kanë gjatë këtij procesi është saktësia në numërim, në mënyre që të evidentohet çdo votë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë marr pjesë në votime”, ka shprehur Elezi.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ky proces pritet të zhvillohet në ditët në vijim, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt dhe të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

Gjithashtu lexoni:

Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme

Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve

Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Kosova News 01/03/2025 01/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?