Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, sot është mbajtur një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Kujtim Bakiqit, specialist i mjekësisë familjare, i cili u nda nga jeta së fundmi.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të Dr. Bakiqit, duke e vlerësuar lart kontributin e tij në shëndetësinë vendore.
“Dr. Bakiqi do të kujtohet për profesionalizmin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të pacientëve. Me një histori të pasur si mjek, ai la gjurmë të thellë në komunitetin e Prizrenit,” thuhet në njoftimin e Kryetarit Totaj.
Të pranishmit në mbledhje komemorative e vlerësuan Dr. Bakiqin si një mjek të përkushtuar, humanist dhe njeri të dashur për të gjithë ata që e njohën.