Njësitet e Policisë së Kosovës e kanë arrestuar një person që kërkohej nga institucionet për kryerjen e disa veprave penale.
I arrestuar është B.G (44 vejçar) nga Atmaxha e komunës së Prizrenit, i cili duket se strehohej në Leposaviq, pasi ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës.
Policia thotë se pas arrestimit gjatë verifikimit me të detajuar, i njëjti ka rezultuar me 14 urdhërarreste nga Gjykata Themelore në Prizren.
“Nga 14 urdhëresa për vepra të ndryshme, 12 nga ato ishin për vepra penale vjedhje të rënda dhe njëra nga ato Vjedhje Grabitqare, për të cilën kërkohej për vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej 2 vjet. Personi në fjale pasi që është arrestuar nga policia , është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për proceduara të mëtejme”, thuhet në njoftim.


