Rreth orës 05:00 të mëngjesit, dy persona që kanë lidhje familjare patën një zënkë të rëndë e cila për pak sa nuk përfundoi me fatalitet, raporton KosovaNews.
Me armë zjarri, një person ka plagosur një familjare të tij më të re në moshë.
Bëhet fjalë për një 31-vjeçar i cili ka plagosur me armë zjarri një 25-vjeçare, e cila po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Burime të Sinjalit brenda këtij Spitali, kanë treguar se 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetë, derisa Policia nuk ka arritur të arrestojë ende të dyshuarin.


