KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pritje të gjata për rezultate në Institutin e Patologjisë
Shëndetësi

Pritje të gjata për rezultate në Institutin e Patologjisë

Kosova News
Kosova News 14:33 -08/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vonesa të gjata, pajisje të vjetruara dhe hapësira të mbingarkuara të punës. Ky është realiteti i ashpër në Institutin e Patologjisë të Kosovës. Pacientët aty presin me javë, e nganjëherë më shumë se një muaj, për rezultatet kritike të analizave.

Në sistemin e mbingarkuar shëndetësor të Kosovës, një repart i rëndësishëm lufton për të mbajtur ritmin me nevojat e pacientëve: Instituti i Patologjisë.

Çdo ditë, dhjetëra mostra biopsie kalojnë nëpër laboratorët e tij të vjetruar, por pacientët, prapëseprapë, lihen me javë për të pritur, e ndoshta edhe muaj.

“Kanë kaluar diku 40 ditë dhe nuk më kanë thirrur. Sot erdha vetë”, tha shkurtimisht një pacient, të cilin ekipi i REL-it e takoi paraditen e 20 shkurtit në hapësirat e Patologjisë.

Për rezultatet e biopsisë, në kushte normale, duhen 5 deri në 7 ditë pune.

“Pritja është shumë e gjatë. Është edhe shqetësuese, sepse nuk e dimë se çfarë rezultati marrim e as si të veprojmë”, tha po atë ditë një tjetër qytetare, e cila deshi të identifikohej vetëm me emrin Fatime.

Ajo tregoi se mostrën për analizën e gjëndrës tiroide e kishte dorëzuar më 15 janar dhe, 35 ditë pas, ishte ende në pritje. Përgjigjja që merr nga stafi shëndetësor është: “Nuk është gati”.

Në Institutin e Patologjisë në Prishtinë, i cili funksionon në kuadër të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), punojnë 25 specialistë të fushës.

Ata janë të angazhuar kohë pas kohe edhe në spitalet rajonale të Kosovës, përkatësisht në Prizren, Pejë, Gjakovë e Gjilan, të cilat kanë mungesë patologësh.

Drejtoresha e Institutit, Merita Hashani – Bacaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se, brenda një dite, aty pranohen rreth 60 mostra për analiza – që vijnë edhe nga spitalet rajonale – dhe po aq përpunohen.

“Kushtet jo të mira dhe hapësirat e mbingarkuara e pengojnë punën individuale të gjithsecilit patolog. Infrastruktura është tejet e vjetruar”, thotë Hashani – Bacaj kur pyetet se përse vonojnë rezultatet e analizave.

Sipas saj, Instituti i Patologjisë, ndër vite, i ka shtuar shërbimet dhe stafin, porse hapësirat e punës kanë mbetur të njëjta.

“Në një dhomë pune ndodh që të takohen deri në gjashtë specialistë”, thotë ajo, duke shtuar se për rritjen e performancës së stafit, “është i domosdoshëm riorganizimi i hapësirave aktuale”.

Hashani – Bacaj ka kritika edhe për inventarin e vjetruar dhe për ambientet pa ventilim.

Ajo thotë se veç një laborator i plotëson kushtet e punës, ndërsa “në pjesët e tjera të institutit nuk është investuar me dekada”.

Por, jashtë kësaj, ajo po ashtu bën me dije se disa mostra që pranohen, nuk janë të lehta për t’u përpunuar.

“Disa kanë nevojë për ekzaminime shtesë, si ngjyrime histokimike apo imuno-histokimike, ose edhe për konsultime shtesë deri në përfundimin e rezultatit”, thotë Hashani – Bacaj.

E pyetur se sa e gjatë është lista e pacientëve që presin rezultatet, ajo thotë se nuk mund të ofrojë shifra, sepse Instituti “nuk ka sistem kompjuterik” dhe “gjithçka regjistrohet në mënyrë manuale”.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), i cili mbikëqyr QKUK-në, thonë se renovimi dhe riorganizimi i hapësirave aktuale të Institutit të Patologjisë, është planifikuar për këtë vit.

“Aktualisht, projekti është në fazën e hartimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të SHSKUK-së për REL-in, pa ndonjë hollësi tjetër.

Instituti i Patologjisë nuk është i vetmi në QKUK që has në këso problemesh.

Në shumicën e klinikave të kësaj qendre, pacientët përballen shpesh me vonesa, qoftë në diagnostikim, qoftë në trajtim.

Arsyet kryesisht lidhen me mungesën e stafit, të barnave apo të aparaturave.

Vitin e kaluar, Zyra e Auditorit Kombëtar gjeti se pritja mesatare e pacientëve në QKUK arrin në gati tre vjet.

Pavarësisht ndërrimit të qeverive dhe premtimeve për reforma, sektorin e shëndetësisë në Kosovë e përcjellin probleme të tilla që nga paslufta, më 1999./Radio Evropa e Lire

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 08/03/2025 08/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues
18:02 -08/07/2026
Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?