Një vajzë dyshohet se i ka sulmuar fizikisht prindërit dhe motrën e saj gjatë ditës së diel në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
Mësohet se gjatë ditës pritet të ngritet kallëzim penal ndaj 22-vjeçares.
Po ashtu pritet që prokurori të bëjë kërkesë edhe për paraburgim.


