Një ditë pas nisjes së “Orës së pritjes” në Prishtinë me numërimin së prapthi deri më 16 shtator, kur do të shpallet aktgjykimi ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, sot kryeqyteti i Kosovës u stolis me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve. Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, shkroi në Facebook, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati.
Më parë, u paralajmërua se “Marshi për liri” do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

