KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi
Lajme

Ministri Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Kosova News
Kosova News 13:08 -22/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ka deklaruar se banimi social nuk duhet të shihet vetëm si ndërtim i objekteve, por si një politikë që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve.

Hoti tha se Ligji për banim social dhe të përballueshëm e trajton banimin si pjesë të mirëqenies sociale, përfshirjes, sigurisë familjare, punësimit, shëndetit dhe arsimit.

“Për ne, ose në këndvështrimin e kësaj ministrie, ky projekt përveç se është një projekt ndërtimi, siç u potencua, është më shumë një projekt social. Është një projekt që prek drejtpërdrejtë familjet, prek drejtpërdrejtë mirëqenien dhe natyrisht edhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Hoti.
Ai theksoi se politika e banimit social duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të adresojë nevojat e kategorive të ndryshme të shoqërisë.

“Ligji përfshin një numër shumë të madh kategorish që tradicionalisht konsiderohen grupe në nevojë sociale, dhe në mezin e tyre janë edhe familjet dhe individët me gjendje të pafavorshme ekonomike, pra gjendje të varfër ekonomike, përfituesit e asistencës sociale, familjet e mëdha, familjet me një prind, të papunët, personat e pa strehë, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit, të rinjtë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, personat e zhvendosur dhe të riatdhesuar, komunitetet e ndryshme, si dhe fëmijët pa kujdesje prindërore pas daljes nga institucioni i strehimit”, u shpreh ai.
Hoti tha se banimi lidhet drejtpërdrejt edhe me punësimin dhe daljen e familjeve nga varfëria.
“Sepse një familje nuk del nga varfëria vetëm me një pagë mujore, ajo del nga varfëria kur ka edhe një shtëpi të sigurt, kur ka edhe të ardhura të qëndrueshme dhe kur ka anëtarë të saj që kanë mundësi reale për punë dhe zhvillim”, deklaroi Hoti.
Sipas tij, investimi në banim social është një investim në sigurinë sociale dhe në dinjitetin e qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Mbyllet veprimtaria e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit

Shpërthen zjarri në dy fshatra të Mitrovicës

Haxhiu falënderon Mattarellan dhe Melonin për mikpritjen para hapjes së Lojërave Mesdhetare

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Osek Hilë dhe Skivjan

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?