KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prindërit kërkojnë shpërndarjen e librave që fëmijët të mësojnë në shtëpi
Arsim

Prindërit kërkojnë shpërndarjen e librave që fëmijët të mësojnë në shtëpi

Kosova News
Kosova News 13:06 -12/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sistemi arsimor në Kosovë ka hyrë në javën e tretë të grevës së përgjithshme. Shumica e shkollave në vend nuk janë duke punuar si pasojë e kërkesës së sindikalistëve për grevë. Pavarësisht takimeve ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe dikastereve të tjera qeveritare me sindikatat, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës ka bërë thirrje që fëmijët të furnizohen me libra e të fillojë mësimi online.

Greva e përgjithshme në administratë dhe sistemin e arsimit po vazhdon, edhe pas takimeve që u zhvilluan në fundjavë për ndërprerjen e saj. Të dyja palët, sindikatat dhe qeveria kanë fajësuar njëra tjetrën për mos reflektim, ndërsa Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dalë me disa propozime për fillimin e procesit mësimor.

Kryetari i Këshillit, Jeton Demi tha se në situatën aktuale, kur fëmijët vazhdojnë ta kenë të pamundur vijimin e procesit mësimor, kanë kërkuar që të fillojë shpërndarja e librave, në mënyrë që të mësojnë nga shtëpia.

 “Kemi menduar që duhet të fillojë shpërndarja e librave nga sot, nëpër të gjitha shkollat e Kosovës dhe që të fillojë mësimi në distancë. Atë që e kemi bërë në kohën e pandemisë, të fillojmë ta bëjmë vetë me fëmijët tanë, në mënyrë që t’i shërbejmë sa do pak për t’i kthyer në realitetin e rregullave të shkollimit”, tha Demi.

- Reklamë -

Demi shpreson se prindërit do t’u përgjigjen këtyre kërkesave dhe të angazhohen për fëmijët e tyre.

“Ne shpresojmë se do të ketë shkolla që do të fillojnë mësimin drejtpërdrejt në shkolla. Por, për sa kohë nuk kemi zgjidhje të tilla, ne kërkojmë nga prindërit që të organizohen që librat të shpërndahen përmes tyre te fëmijët. Po ashtu, kemi kërkuar që gjatë javës prindërit të organizohen e t’i dërgojnë fëmijët në shkollë në një orar të caktuar, për t’u takuar me shokë e shoqe, për të krijuar lidhjen e kthimin në normalitet”, tha ai

Kurse, ministrja  e Arsimit Arbërie Nagavci përmes Facebook-ut, ka shkruar se paralajmërimet për kushtëzimin e dialogut të mëtutjeshëm, si dhe ato për mos zëvendësimin e orëve të humbura, vetëm sa e ndërlikojnë situatën.

Ajo ka kërkuar nga SBASHK-u që të reflektojë e ta ftojë anëtarësinë për t’iu kthyer punës, në mënyrë që të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut konstruktiv.

Pesë hapat që ndërmerren sot nga prindërit për ta kundërshtuar grevën

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova News 12/09/2022 12/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?