KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare
Ekonomi

​Prezantohet skema e re e granteve për energji të pastër, kjo është shuma financiare

Kosova News
Kosova News 13:00 -16/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria në detyrë ka prezantuar sot skemën e re të granteve për energji të pastër, e cila synon të përkrahë bizneset në rritjen e efikasitetit të energjisë dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së tyre në treg. Kjo nismë është mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut dhe përfshin një fond prej një milion eurosh.

Sipas skemës së prezantuar, ndërmarrjet mund të përfitojnë deri në 20 mijë euro për një masë të vetme, ndërsa nëse kombinohen dy masa, shuma e grantit mund të arrijë deri në 25 mijë euro.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë e investimeve të deritanishme në sektorin privat dhe ndikimin që ato kanë pasur në zhvillimin ekonomik.

Kurti tha se falë 100 milionë eurove kredi investuese të subvencionuara për 379 ndërmarrje dhe 12 milionë euro të tjera për 440 biznese janë hapur dyert për linja automatike për robot e për pajisje të reja.

- Reklamë -

“Tashmë i kemi hapur dyert për linja automatike, për robotë e për pajisje të reja, falë njëqind milionë eurove kredive investuese të subvencionuara për 379 ndërmarrje dhe dymbëdhjetë milionë euro të tjera për 440 biznese të cilët e zgjeruan kapacitetin, pa e rrezikuar bilancin. Për këtë jemi siguruar që të shfrytëzojmë edhe përkrahjen e mërgatës tonë përmes emetimit të bonove të thesarit, në vlerë prej 10.4 milionë euro të cilët kanë mundësuar investimet për prodhuesit vendor. Si vazhdimësi e investimeve që kemi bërë deri më tani skema të cilën po e prezantojmë sot është reflektim i dy prioriteteve të qeverisë sonë. E para përkrahjes së sektorit privat e veçanti për prodhuesit dhe për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve vendore dhe e dyta, rritjes së efiçiencës së energjisë e cila po ashtu ndërlidhet ngushtë me uljen e kostos së prodhimit dhe rritjes së konkurueshmërisë në tregun vendor e ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit institucional për zbatimin e kësaj skeme, duke theksuar se ajo vjen në një moment të rëndësishëm për tregun energjetik në Kosovë.

Sipas saj, kjo skemë do të përfshijë rritjen e konkurrueshmërisë për bizneset që kanë hy në treg të liberalizuar, uljen e kostos dhe ndikimin në uljen e importit.

“Kjo skemë vjen në një moment kyç kur në Kosovë po zbatohet faza e dytë e liberalizimit të tregut ku mbi 700 kompani tashmë operojnë në treg të liberalizuar dhe kjo është mënyra jonë për të siguruar që ata që prekën më së shumti, pra bizneset prodhuese, që janë shtylla kryesore e ekonomisë, të kenë përkrahjen e duhur për të bërë investime që janë të dobishme për ta dhe për ekonominë e Kosovës në shumë mënyra, duke përfshirë këtu rritjen e konkurrueshmërisë, uljen e kostos, ndikimin në uljen e importit si dhe të kemi biznese më të gjelbra dhe më konkurruese për Evropën sot dhe në të ardhmen. Skema e granteve për energji të pastër do të ofrojë deri në 20 mijë euro grant për një masë të vetme ose deri në 25 mijë euro në rast se kombinohen dy masa”, shtoi Rizvanolli.

E ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bëri të ditur se zbatimi i kësaj skeme do të bëhet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Kjo skemë do të zbatohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si pjesë instrument i projektit KSV 024 me financim nga Dukati i Madh i Luksemburgut.. Në këtë skemë pra, do të kem fokus ndërmarrjen më të prekura nga tregu i hapur i energjisë elektrike, projektet e të cilave synojnë të rrisin efiçiencën e energjisë dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme brenda ndërmarrjeve”, tha Hajdari.

Ndërkohë, ambasadori i Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndikimin pozitiv që kjo skemë do të ketë në ekonomi dhe mjedis.

“Këto skema demonstrojnë mbështetjen konkrete të Luksemburgut për sektorin privat. Këto masa do të ulin shpenzimet e energjisë, të përmirësojnë kompeticionin dhe të ulë emetimet e gazit. Njerëzit në Kosovë kanë nevojë për punë të qëndrueshme. Nga këto përpjekje në gjithësi, Luksemburgu riafirmon angazhimin e tij afatgjatë për një tranzicion digjital dhe për sektorin privat”, tha Dietz.

Në fund, u prezantua programi i skemës së granteve për energji të pastër.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 16/09/2025 16/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?