KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prezantohet programi ‘Super Sportistët’
Sport

Prezantohet programi ‘Super Sportistët’

Kosova News
Kosova News 19:41 -02/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Para përfaqësuesve të federatave, klubeve sportistëve dhe mediave është prezantuar programi për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”.

Programi mbështet sportistët përgjatë karrierës së tyre aktive dhe është i ndarë në tri faza, ndërsa për synim ka rezultatet e sportistëve në Lojërat Olimpike 2028 në Los Angjelos, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 dhe Lojërat Olimpike Brisbane 2032.

“Super Sportistët” synon të identifikojë dhe të përzgjedh top-talentët e Kosovës dhe të ndihmojë në zhvillimin e tyre përmes mbështetjes financiare dhe trajnimit të specializuar. Kjo përfshin sigurimin e resurseve të nevojshme për trajnimin e tyre dhe pjesëmarrjen në stërvitje profesionale, për kujdesin dhe zhvillimin shëndetësor, furnizimin me pajisje profesionale dhe inovative për zhvillim maksimal të potencialit, mbikëqyrjen e progresit sportiv dhe mirëqenies së sportistit përgjatë karrierës së tyre profesionale.

Për ciklin Olimpik 2024-2028, buxheti i programit është 4 milionë euro, ndërsa për cilësinë e këtij programi janë angazhuar profesionistë të dëshmuar nga fusha e sportit.

Në hapje të konferencës folën zëvendësministrja Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe medalistja Olimpike në Xhudo, Majlinda Kelmendi.

Prezantimin e këtij programi e quajti ngjarje të rëndësishme për sportin presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili theksoi se krahas mbështetjes së KOK-ut që ndanë 75 bursa për sportistë dhe trajnerë, sportistët tani do të kenë edhe mbështetjen direkte dhe të fuqishme të Qeverisë së Kosovës përmes MKRS-së.

Zëvendësministrja Osmani tha se një program i tillë i ka munguar vendit tonë, dhe shpesh herë investimi në sport ka qenë barrë për prindërit, sportistët, federatat dhe klubet, duke theksuar se tashmë po kthehet fokusi tek top sportistët.

Medalistja Olimpike në Xhudo, Majlinda Kelmendi, foli për rrugëtimin e saj dhe vështirësitë që ka pasur gjatë karrierës në xhudo, duke besuar se investimet që po bëhen në sport dhe këtë program do të ndikojnë që në të ardhmen të kemi sportistë dhe kampionë të mëdhenj.

Prezantimi i programit u bë nga kryemjeshtri Driton Kuka, kryesues i komisionit për Performancë të Lartë Sportive, i cili tha se ky program në qendër ka sportistin/en.

Bazuar në pjesëmarrjet në Lojërat Olimpike dhe potencialin e shfaqur në vitet e fundit në arenën ndërkombëtare programi parasheh përkrahjen e sportistëve nga sporti i xhudos, boksit, mundjes, taekëondos, atletikës, notit, skijimit dhe shenjëtarisë sportive.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes në program të sportistëve nga sportet e tjera në programin e lojërave olimpike, të cilët shfaqin potencial për arritje të rezultateve kulmore në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme

Sonte Francë-Angli, sfida për vendin e tretë

Kosova News 02/05/2024 02/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?