KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prezantohet drafti i Strategjisë për Arsim 2022-2026
Arsim

Prezantohet drafti i Strategjisë për Arsim 2022-2026

Kosova News
Kosova News 17:33 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka prezantuar draftin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026, i cili brenda këtyre ditëve pritet që të dalë në dëgjim publik.

Drafti i Strategjisë së Arsimit paraqet dokumentin kryesor për zhvillimin e sektorit të arsimit në  Kosovë në periudhën 2022-2026.

Strategjia e Arsimit 2022-2026 bazohet në Planin e Qeverisë së Kosovës 2021-2025,  analizën e gjendjes të fushave prioritare të sektorit të arsimit dhe Draft Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka theksuar se dokumenti i prezantuar është udhërrëfyes për politikat arsimore për pesë vitete e ardhshme, me synimin për të përmirësuar rezultatet në arsim.

Ministrja Nagavci falënderoi grupet punuese, partnerët zhvillimorë dhe të gjithë aktorët e tjerë, të cilët kanë kontribouar në hartimin e këtij dokumenti, ndërsa tha se mirëpret edhe komentet pas dales së dokumentit në dëgjim publik.

Duke folur për objektivat strategjike të arsimit, ministrja Nagavci tha se për secilin nga objektivat është përgatitur plani i veprimit me aktivitete specifike, kostoja përkatëse dhe

gjitha detajet që e mundësojnë zbatimin e planit.

Ndër të tjera, Nagavci bëri të ditur se, sraft-Strategjia brenda këtyre ditëve do të kalojë në diskutim publik dhe do të qëndrojë i hapur deri më 8 korrik, për të ofruar kështu mundësi për të gjithë ata të cilët shprehin interesimin për të kontribuar në plotësimin e këtij dokumenti.

Ndryshe, drafti i Strategjisë së Arsimit 2022-2026 përmban 5 objektiva strategjike, për 5 fushat prioritare:

1. Rritje e përfshirjes dhe qasje e barabartë në edukimin në fëmijërinë e hershme;

2. Ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimit të mësimdhënies cilësore;

3. Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet dinamike të teknologjisë dhe tregut të punës, në funksion të mësimit gjatë gjithë jetës;

4. Përmirësimi i cilësisë, integritetit dhe konkurrueshmërisë së arsimit të lartë;

5. Përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital.

Linku: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

TAGGED: fushat, ministrja, Strategjia
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?