KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Zinxhiri i provave të sulmit në Banjskë çon tek ushtria e Serbisë
Politikë

Presidentja Osmani: Zinxhiri i provave të sulmit në Banjskë çon tek ushtria e Serbisë

Kosova News
Kosova News 15:59 -11/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Kroacia ku po qëndron për vizitë zyrtare ka folur për zhvillimet e fundit të veri të Kosovës, ku më 24 shtator një rreshter policor mbeti i vrarë, si pasojë e një sulmi terrorist.

Presidentja Osmani një intervistë për televizionin kroat, HRT, ka theksuar se prapa këtij sulmi qëndron shteti serb, që për qëllim kishte aneksimin e pjesës veriore të Kosovës, dhe jo vetëm.

Osmani ka theksuar se po të funksiononte plani i Serbisë, pasojat do të ndiheshin në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja  thotë se zingjiri i provave të çon tek ushtria serbe dhe vetë Vuçiqin duke ditur edhe lidhjet e tij me Milan Radoiçiqin.

“Po. Është një akuzë e rëndë ose një akt i rëndë. Është një akt që synon aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe nuk do të ndalej me kaq, por do të destabilizonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të vërtetë, ligjet për të cilat flas janë të qarta. Shteti serb ka kohë që e financon hapur Brigadën e Veriut dhe mbrojtjen civile, sidomos muajt e fundit. Stërvitja e tyre u zhvillua në objektet dhe bazat ushtarake serbe, në livadhet e Pasuljanskit dhe në baza të tjera ushtarake. Për këtë ka dokumentacion dhe material të regjistruar. Industria ushtarake serbe prodhoi armët që ne i konfiskuam, të cilat i përkisnin Brigadës së Veriut dhe mbrojtjes civile, pasi më parë i përkisnin vetë ushtrisë serbe. Prandaj, zinxhiri i provave të çon në ushtrinë serbe. Për më tepër, vetë Vuçiq është i lidhur me Milan Radoiçiqin, i cili është lideri i atij sulmi terrorist”, ka theksuar ajo.

Osmani ka komentuar edhe deklarimet e presidentit serb Vuçiq, i cili ka thënë se Beogradi nuk përfiton nga sulmi, duke mohuar grumbullimin e trupave ushtarake në kufijtë me Kosovën.  

“Kjo është tipike për Vuçiqin, nuk do të prisnim gjë tjetër nga dikush që ishte ministër i propagandës së Millosheviqit dhe i qeverisë së Millosheviqit. Kjo është diçka në të cilën ai është më i miri dhe kjo është propagandë. Jam dakord me ju, vërtet Serbia nuk përfiton nga ai sulm, por është një argument i arsyeshëm. Fatkeqësisht, lidershipi serb nuk është i arsyeshëm dhe nuk e ka parasysh përparimin e Serbisë, paqen dhe stabilitetin afatgjatë të këtij rajoni. Fatkeqësisht, sot Serbia sundohet nga i njëjti mentalitet i viteve nëntëdhjetë dhe duan të na rikthejnë në atë epokë”, ka deklaruar Osmani.

E pyetur rreth komentit të saj se megjithatë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, flet për dhënien e autonomisë më të madhe serbëve në Kosovë, Osmani thotë se kjo nuk u dakordua në Bruksel, dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator.

“Kjo nuk u ra dakord në Bruksel. Ajo që është objekt i marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit është një e drejtë e caktuar e vetëqeverisjes së popullit serb dhe për disa parime janë rënë dakord, para së gjithash me partnerin tonë kryesor, me SHBA-në, që dikton që kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet para së gjithash, dhe parimet janë të tilla që serbët mund ta ushtrojnë atë të drejtë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të pretendojmë se nuk ka ndodhur asgjë dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator”, ka thënë Osmani.

Policia e Kosovës po kryen bastisje në veri lidhur me rastin e Banjskës
Bislimi: Faktet treguan që Vuçiqi dhe Radoiçiqi qëndrojnë pas sulmit në Banjskë
Presidentja Osmani me armë në dorë, njofton për vizitën në kompaninë për prodhimin e tyre në Kroaci

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 11/10/2023 11/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?