E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se të martën ka qenë për festën e Krishtlindjeve në kampin Bondsteel.
Bashkë me Osmanin kanë qenë edhe edhe dy vajzat e saj.
“Festa e Krishtlindjes në mesin e ushtarëve të shumtë në Bondsteel, të cilët edhe këtë festë janë larg familjes, por të bashkuar me qytetarët e Kosovës rreth vlerave të paqes, unitetit e dashurisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.


