KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani thotë se do të ndërtohet një qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë
Politikë

Presidentja Osmani thotë se do të ndërtohet një qendër rajonale për gratë dhe sigurinë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:33 -23/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur të premten se, në bashkëpunim me Departamentin amerikan të Shtetit, në Kosovë do të ndërtohet Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Duke folur në Prishtinë në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor, Osmani theksoi se Kosova ka qenë një nga katër shtetet e përzgjedhura për këtë qendër.

“Hapja e kësaj qendre në Kosovë është bërë pjesë e strategjisë së SHBA-ve për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe pjesë e planit kombëtar amerikan të veprimit”, tha Osmani.

Osmani nuk dha hollësi rreth kësaj qendre, apo datë se kur do të ndërtohet ajo, por nënvizoi se ajo pret që përmes saj të konsolidohen gjithnjë e më shumë partneritete të reja në Kosovë dhe në rajon.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë, qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë.

“Në këtë drejtim, Kosova është shembull i mirë i përkushtimit në përmbushje të agjendave globale, pavarësisht faktit që shpesh herë jemi të kufizuar për t’i dhënë zë punës tonë në këta organizma që ne ende nuk jemi anëtarë”, tha ai.

Sipas tij, përfshirja e grave në procese të paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe dhe demokraci të qëndrueshme.

“Ne sot e kemi një numër të madh të grave të përfshira në politikë, edhe në sektorin e drejtësisë e në atë të sigurisë, ndonëse numri i tyre është larg nga të qenët i barabartë me numrin e burrave dhe kjo duhet të ndryshohet”, tha Konjufca.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 31 tetor 2000 e miratoi rezolutën 1325 për gratë, paqen dhe sigurinë.

Kjo rezolutë i nxit shtetet anëtare të OKB-së që të sigurojnë një përfaqësim më të madh të grave në të gjitha nivelet vendimmarrëse në institucionet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare dhe në mekanizmat për parandalimin, drejtimin dhe zgjidhjen e konfliktit.

Presidentja Osmani: Gratë janë boshti i historisë së popullit të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Kosova News 23/02/2024 23/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

15/06/2026
11:37 -15/06/2026
“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:34 -15/06/2026
Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:33 -15/06/2026
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
11:31 -15/06/2026
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?