Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, do të qëndrojë të martën për vizitë në Kosovë.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga Presidenca e Kosovës, ku thuhet se ai do të pritet në takim nga Presidentja Osmani.
Takimi do të fillojë në orën 13:35.
“Në orën 13:35, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler”, ka informuar shkurt Presidenca.