Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak.
Takimi është duke u zhvilluar në objektin e presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm ne fillim të takimit.
Dvořák, sot gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.


