Ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ministri Dvorak do të pritet në takime të ndara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Pas takimit ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak dhe zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.


