KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen
Politikë

Presidentja Osmani: Përkundër që kemi qenë viktima të gjenocidit, kemi zgjedhur paqen

Kosova News
Kosova News 16:14 -01/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Diplomatik të Antalisë, tha se Kosova ka shumë plagë të hapura nga lufta.

“Kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima qenë krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat e Ballkanit, kemi qindra gra të përdhunuara. Përkundër kësaj dhimbje, kemi zgjedhur dialogut dhe paqësore”, tha ajo, raporton RTKlive.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë në avancimin e diplomacisë në vend.

Shefja e shtetit e cila po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë tha se Kosova është shembulli më i mirë i demokracisë në rajon.

Me këtë rast, Osmani tha se përkundër gjenocidit të kryer në vend nga Serbia, Kosova ka zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë për të vazhduar para.

“Ne kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në Ballkan. Përkundër gjithë kësaj dhimbje ne kemi zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë përpara. Edhe nga përvoja ime personale edhe nga përvoja e secilit person mund të mësojmë se sa e vështirë është të zgjedhësh paqen dhe demokracinë edhe në kohë lufte”, theksoi ajo.

Tutje Osmani u shprehë se shembulli i ndihmës që i është dhënë Kosovës nga ndërkombëtarët, duhet të ndiqet nga të gjithë.

“Në kohë trazirash, në kohë tensionesh është shumë me rëndësi të dihet se kush qëndron përkrahë teje. Fuqia jonë është fuqia e partneriteteve tona. Si presidente kam kuptuar se distanca gjeografike nuk ka rëndësi. Nuk ka lidhje se sa larg jemi, mund të kemi miqësi e partnerë që do të qëndrojnë përkrahë atëherë kur të duhen më së shumti. Derisa ballafaqohemi me konflikte në botë dhe janë gjithmonë të pafajshmit që vuajnë më së shumti, shembulli i Kosovës ku shtetet e gjithë botës nuk i kanë mbyllur sytë dhe na kanë ndalur në ndihmë, është shembull që duhet të ndiqet”, shtoi presidentja.

E para e shtetit të Kosovës është pjesë e panelit kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi, merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 01/03/2024 01/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?